Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur në një emision sportiv në Kolumbi. Gjatë transmetimit live në kanalin ESPN, një ekran i madh u shkëput nga muri dhe ra mbi një gazetarët e ftuar në studio.
Goditja ishte tepër e fortë aq sa shkaktoi tronditjen e të gjithë studios. Gazetarit Carlos Orduz iu përplas fort koka për tavolinë, ndërsa moderatori u shokua nga ajo që sapo kishte parë, shkuran Talks Sport.
Menjëherë ai kërkoi publicitet, pasi kishte ngecur dhe nuk dinte se si të vepronte. Orduz nuk ka pësuar dëmtime shumë serioze dhe ndodhet në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm.
“Në lidhje me incidentin që ndodhi në fillim të programit tonë në ESPN Radio, do të doja të siguroja që jam mirë.”, infomroi ai.
Gazetari me përvojë, i cili më parë ka punuar për Fox Sports në Kolumbi, ka mbi 25 vjet përvojë pune në radio dhe televizion.
Shocking video. ESPN anchor crushed live on the air by falling set piece. Thankfully he was uninjured. pic.twitter.com/CeFxy8AksY
— Mike Sington (@MikeSington) March 10, 2021