E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Koliçi tek Dinamo? Gardiani pogradecar: Jam në Gjermani, ja si qëndron e vërteta

Enea Koliçi nuk do të jetë më portier i Flamurtarit dhe kjo nuk mund të vihej në diskutim për vetë situatën që po kalon klubi vlonjat. Megjithatë, për “gardianin” nga Pogradeci ka interesime nga Kategoria Superiore. Skënderbeu, Kukësi dhe së fundmi Dinamo (pas bluve fshihet skenari i klubit korçar), janë ekipe që po interesohen. Në fakt, Dinamo është në lojë për elitën e futbollit shqiptar nëse rrëzohet Skënderbeu.

Së fundmi, emri i tij ka qarkulluar në lidhje me një kontratë të firmosur, madje flitet se portieri ka rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare me klubin korçar, nga e cila do të përfitojë 70 mijë euro në total. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Koliçi tha se gjendet në Gjermani dhe se nuk ka firmosur asnjë kontratë, por në të njëjtën kohë rikonfirmoi dëshirën për të qëndruar në Superiore.

“Nuk kam firmosur asnjë kontratë. Unë për momentin jam në Gjermani te vëllai im. Ka disa interesime nga kampionati shqiptar. Do të vendos në vijim. Me shumë mundësi, do të mbetem në Superiore”, deklaroi Koliçi. Portieri pogradecar flet edhe për Flamurtarin, ndërsa thotë se është në pritje të zgjidhjes së situatës: “Jam në pritje dhe shpresoj që situata të zgjidhet dhe të marr pagat që më takojnë. Nuk kam ndërmarrë asnjë hap ligjor, pasi nuk dua ta dëmtoj klubin”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...