E hënë, 1 Qershor, 2020
16 C
Tirana

Koleksionisti i vijave të kuqe

Më të lexuarat

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

Atentati para hotelit në Kurbin, ja kush dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

Dalin të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë. Si pasojë e...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

“Familja lyente muret me emrin e saj, të gjithë e dinin për 15-vjeçaren”

Gazetarja Anila Hoxha rrëfen përmes një postimi në rrjetin social Facebook se çfarë ka pranë banesës së vajzës 15-vjeçare, e cila u abuzua seksualisht...

Publikohet fotoja/ Kush është 65-vjeçari që abuzoi me 15-vjeçaren

Së fundmi është bërë publike fotoja e 65-vjeçarit i cili abuzoi seksualisht me një 15-vjeçare. Ai quhet Abaz Doku dhe sikurse është raportuar më herët,...

Manastirliu: Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon se çfarë do të hapet nga data 1 Qershor, pra nga...

Nga Skënder Minxhozi

Një vijë e kuqe, pastaj dy, më në fund tre e me radhë. Derisa në fund, vetë vijave, por edhe atij që i ka vizatuar, ju bie vlera. Mos prek këtu se do bëhet nami, mos kalo këtej se shpërthen lufta, do ketë përplasje fizike, sy për sy e dhëmb për dhëmb! Ky ka qenë kodi parapolitik i përjetshëm i politikës shqiptare: të kërcënosh për të mundur frikën tënde. Si ai fëmija që ecën vetëm natën në pyll dhe këndon me zë të lartë, për t’i dhënë zemër vetes.

Në orët kur sytë e shqiptarëve po spostohen nga pandemia, drejt një lajmi të vjetër sa bota, shembjes së teatrit kombëtar, Lulzim Basha ka hequr një vijë tjetër të kuqe në rërë. “Partia Demokratike ka qenë pranë artistëve, i bej thirrje qytetarëve që t’u qëndrojë pranë, po mbrojnë vijën e fundit pas së cilës vjen diktatura. Do kaloj orë të tëra këtu dhe do jem pranë tyre”… “Jam këtu për të treguar solidaritetin tim personal dhe të gjithë opozitës dhe për tu kërkuar të gjithë qytetarëve të jemi solidarë për të mbrojtur një vijë të kuqe të demokracisë. Qytetarët kanë të drejtë të mbrohen me të gjitha mjetet. Kur shteti bie në dorë të banditëve dhe shkel ligjin dhe Kushtetutën siç po shkelet ligji dhe Kushtetuta këtu qytetarët mund të zgjedhin tu përgjigjen me çdo mjet”, ka deklaruar Basha në prani të disa artistëve që i vajtën në zyrë.

Në endjen absurde që ka krijuar karantina për jetët e njerëzve e familjeve, vija më e fundit e kuqe është si një zgjim i shëmtuar. Në njërën anë habia përzier me maraz, sesi një vend që i ka rënë mbi krye një tërmet shkatërrimtar dhe një epidemi e paprecedent, ka kohë të sherroset për ndërtime teatrosh me para publike. Në anën tjetër, kërcënimet patetike të një pale që kërcënimin, e më pas tërheqjen, e ka kthyer në shkollë të vërtetë taktike.

Lexo edhe :   Si do të bësh qeveri, kur nuk ke parti Lulzim

Në fillim, e kujtoni, ishte vija e kuqe e Çadrës. Nuk dalim gjallë që këtu, s’ka zgjedhje, s’ka qeveri. Madje as makinat në bulevard nuk i lemë të kalojnë, do shtrihemi këtu në mes të rrugës. Hynë në qeveri, hynë edhe në zgjedhje dhe rezultatin e dimë tashmë. Më pas erdhi vija tjetër e kuqe, Astiri me unazën e tij të shumëdebatuar. Një kokëçarje e hatashme për qytetin, mijëra orë bllokadë makinash e acarim nervash në portën më të madhe dalëse të Tiranës. Fundi? Edhe asaj vije të kuqe s’i mbeti as nami, as nishani.

Lexo edhe :   “Ekonomia shqiptare vuan nga Ramavirusi”/ Basha takim me bizneset në Tiranë

Dalja nga Kuvendi? Një vijë e kuqe e hequr me bojë të trashë në muret e kryeministrisë gjatë katër muajve protesta të dhunshme, ku në secilën prej tyre pritej rënia e qeverisë. “Punë orësh, e ka thënë Basha”! Edhe kjo vijë e kuqe përfundoi si të tjerat, madje më keq se të tjerat. Sepse shënoi daljen e opozitës kolektivisht nga institucionet e shtetit, në një akt të përbashkët marrëzie politike, që demokratët vazhdojnë ta paguajnë edhe sot, duke kërkuar medoemos një formulë që t’i sjellë në pushtet. Si fjala vjen, një qeveri teknike parazgjedhore, një eksperiment maqedonas që s’e gjen askund tjetër.

Lulzim Basha është një koleksionues vijash të kuqe, por jo domosdoshmërisht edhe një koleksionist fitoresh politike. Paradigma e mësipërme përcakton vetë thelbin e tij si lider partie dhe figurë publike. Një kundërshtar që ka në xhep fishekë manovre, jo municion fitoreje. Një oponent i padëmshëm që i ka krijuar Edi Ramës perandorinë politike më të madhe të imagjinueshme, aq sa i vetmi armik i mbetur në fushë kundër kryeministrit të sotëm, të jetë vetja e tij: Edi Rama! Pasi sfidanti i tij i vetëm për pushtetin e nesërm, është i zënë duke vizatuar vija të kuqe në mëngjes, e duke i fshirë më pas në darkë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ed Sheeran heq dorë përfundimisht nga muzika! Ja arsyeja

Këngëtari më i paguar në botë, Ed Sheeran ka hequr dorë përfundimisht nga muzika. Thuhet se ai është mërzitur me këtë profesion dhe ka vendosur...

U raportua se humbi jetën nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë zbardh të vërtetën

Paraditen e sotme u njoftua në media se një 76-vjeçare e cila ishte prekur nga COVID-19, kishte ndërruar jetë në Spitalin Infektiv. Por Ministria e...

Soreca ua pret shkurt palëve politike: Reforma Zgjedhore, kusht për futjen në BE

Sikundër ambasadorja amerikane Yuri Kim, edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar për Reformën Zgjedhore. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se...

Abuzoi me të miturën, jepet masa e sigurisë për 65-vjeçarin Abaz Doku

Së fundmi është dhënë masa e sigurisë për 65-vjeçarin Abaz Doku i cili abuzoi seksualisht me një 15-vjeçare. Raportohet se prokurori Armand Gurkuqi ka kërkuar...

Basha bën lëvizjen e radhës për Reformën Zgjedhore

Pritet që sot kryedemokrati Basha të mbajë një takim me aleatët, për dështimin e Reformën Zgjedhore. Nuk dihet se për çfarë do të diskutohet...
WhatsApp KONTAKTO TT