Kolegji nis shqyrtimin e padisë për listat e PD-së

Përfaqësuesi zgjedhor I Partisë Socialiste, Eridian Salianji, ka reaguar në lidhje me listat e paraqitura në KQZ nga Partia Demokratike, ku sipas tij kemi të bëjmë me cënim të parimit të listes së hapur.

Sipas tij kandidimi I më shumë kandidatëve se pala tjetër sjell prishjen e sistemit dhe do të sillte vështirë në llogaritjen e herësit.

“Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet vendosi që t’i miratojë ato listat PD, jo me numër 222, por me numrin që parashikon Kodi Zgjedhor. Vendimi u ankimua nga PD ne KAS. KAS e pranoi kërkesën.

Sipas tij, kjo mund të jetë taktike elektorale.

“Por kjo cenon parimin e listës së hapur. Interesi jone është te gara. Kandidimi i më shumë kandidatëve prish sistemin. Vendimi u ankimua në KAS, me argumentin se lista duhej pranuar e plotë. KAS duke lejuar që një koalicion të garojë me më shumë kandidatë se tjetri ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor. Numri i lartë sjell problematika në garë, por edhe në procesin zgjedhor. Cënohet parimi i listave të hapura. Kjo për shkak se lista pa nr fiks do sillte vështirësi në llogaritjen e herësit.”, tha Salianji.

Aktualisht po jep argumentet e tij përfaqësuesi i Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, ndërkohë që KAS e ka lënë vendimin në vlerësim të gjykatës.