E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Kokën e mbështjellë me qese”, ekzekutohet ish-anëtari i Bandës së Lushnjes

Alban Semaku, 38-vjeç, i njohur për drejtësinë shqiptare, është ekzekutuar dhe më pas trupi i tij është hedhur në lumin Shkumbin. I ndjeri rezulton i dënuar me herët për disa vepra penale, pasi ka qenë pjesë e “Bandës së Lushnjes”.

Semaku, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u gjet i ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi ishte hedhur në një zonë ku banorët derdhnin mbeturina. Ai dyshohet të jetë vrarë mbrëmjen e së shtunës.

Ka dyshime se Semaku është ekzekutuar diku tjetër, dhe se më pas trupi u soll në vendin ku edhe u gjet. “Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali”, njofton policia.

Në trupin e anëtarit të bandës së Lushnjes janë gjetur katër predha plumbash, një në kokë dhe tre në shpinë. Dyshohet se 38-vjeçari është qëlluar me një pistoletë të kalibrit 9mm. 38-vjeçari ka marrë një plumb nga pjesa e pasme e kokës, që më pas i ka dalë nga syri i djathtë. Ndërkohë që kokën ia kishin mbështjellë me një qese të zezë. Paraprakisht dyshohet se viktima ishte marrë peng, torturuar, vrarë dhe më pas hedhur pranë lumit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...