Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Kokëdhima: Kabineti “Rama 2” përbëhet nga servilë dhe sekserë

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Kreu i lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e vlerave të Partisë Socialiste.

Në një deklaratë për mediat, në emër të Lëvizjes Zgjidhja, Kokëdhima thotë se ata që përfaqësojnë PS kanë marrë “çelësat e kashtës” në kabinetin “Rama”, ndërsa në kabinet u përfshinë servilët dhe sekserët e kreut të qeverisë.

Ish-miku i kryeministri Edi Rama hedh akuza të ashpra ndaj një pjesë të ministrave që kanë portofolat kryesore në kabinetin e ri. “Ministrat e Edi Ramës, si rregull, janë servilë, mediokër, intrigantë dhe kukulla të Rilindjes. Kryeministri krijon vazhdimisht alibira, për ta mbuluar nivelin mjeran të kabineteve të tij, përmes disa zgjedhjeve rastësore dhe periferike, por gjithmonë ndër njerëzit me nivel e formim të ulët që të mos i “bëjnë hije shefit”!”,- deklaron Kokëdhima.

Kreu i Zgjidhja kritikon pranimin e posteve pa asnjë vlerë në kabinet nga figurat e njohura të PS-së. “Rama u tall me PS-në duke emëruar të vetmin “veteran” të saj, Pandeli Majkon, si ministër pa portofol, duke i dhënë çelësat e kashtës të një ministrie pa fonde dhe pa vartës, por përgjegjëse për Diasporën Shqiptare, e cila është po aq sa popullsia zyrtare brenda kufijve të vendit!!!”,- shprehet Kokëdhima.

Duke analizuar emrat e kabinetit “Rama”, Kokëdhima shprehet se Kryeministri po merr në pak duar gjithë kontrollin e parave publike.

“Rama ka tani një kabinet të ri qeveritar, por jo platformë qeverisëse, program e strategji kombëtare zhvillimi, përparësi dhe plane konkrete në interes të shtetit, të ligjit dhe të pupullit. Ai e ka përqëndruar pothuajse, të gjithë pushtetin në 4-5 duar, që janë faktikisht duart e tij!”,- shprehet Kokëdhima.

Në qëndrimin e tij, Kokëdhima hedh dyshime dhe për ndarjen e pushtetit nga Edi Rama ma emra që mungojnë në qeveri, por që do të kenë peshën kryesore në agjencitë e reja qeveritare. “Ministrat që u dogjën në qeverinë e shkuar, si Saimir Tahiri, mungojnë formalisht në kabinetin e ri, por ata do jenë “ministra në hije”. Atyre do t’u jepen në kontroll si feude politike dhe hapësira okulte pushteti, superagjencitë që krijohen nga bashkimet e agjencive aktuale”,- shprehet kreu i Zgjidhja, Kokço Kokëdhima.

Kreu i Zgjidhja akuzon Kryeministrin për mungesë vizioni në ekonomi dhe në procesin e integrimit të vendit. “Qeveria e re nuk do të jetë ajo e integrimit të Shqipërisë në Europë, por e integrimit me Serbinë në Jugosllavinë e re. Integrimi i vendit në BE është diçka për të cilën do të flitet gjithnjë e më pak, prandaj dhe u është besuar “delenxhinjve” dhe “të leshtëve”, siç i cilësoi Rama diplomatët shqiptarë nëpër botë”,- shprehet Kokëdhima.

Tags: "Rama 2"kabinetinKokëdhimapërbëhetsekserëservilë

TË LIDHURA

Aktualitet

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

20:09 | 09/06/2026
Aktualitet

10 ditë që tronditën “sistemin”

19:51 | 09/06/2026
Aktualitet

Hita: Krimi i organizuar po sofistikohet, po analizojmë grupet kriminale me metod

19:48 | 09/06/2026
Next Post

CIA: Shqipëria pikë aktive për drogën dhe pastrimin e parave

Neymar këshillon Coutinho: Mos shko te Barcelona!

Policia i kundërpërgjigjet Berishës: "Mos gënje, nuk ka drogë në Krujë!"







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

by mirseda
20:09 | 09/06/2026
0

Një nxënëse e klasës së 9 ishte një prej folësve para Kryeministrisë, ku po mbahet protesta e...

Nuk është Vllaznia? Rubin Hebaj pranë firmës me rivalët e kuqebluve

19:53 | 09/06/2026

10 ditë që tronditën “sistemin”

19:51 | 09/06/2026

Hita: Krimi i organizuar po sofistikohet, po analizojmë grupet kriminale me metod

19:48 | 09/06/2026

Meçollari në protestë: Rama ka shkatërruar Shqipërinë, Aeroporti i Kukësit pa fluturime

19:24 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com