E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Kokalari: S’më keni njohur akoma, ka surpriza!

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas vendimit të saj për tu larguar nga Komisioni i Rithemelimit të iniciuar nga Sali Berisha. Ajo ka një mesazh ndaj demokratëve e mbështetësve të flaktë të ish-kryeministrit Berisha, për të mos keqkuptuar largimin e saj si braktisje. Kokalari premton mbështetje maksimale. Ajo ka edhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar, duke thënë se nuk është dorëzuar dhe i ka paralajmëruar se e ardhmja do të ketë surpriza.

Mesazhi nga Evi Kokalari

Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qënë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund.

Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot.

Aktivistja Evi Kokalari, të cilën kohët e fundit e kemi parë krah ish-kryeministrit Sali Berisha thuajse në të gjitha “Foltoret” e mbajtura, ka vendosur të tërhiqet nga skena politike në Shqipëri, duke iu rikthyer jetës në SHBA. Vendimin e saj e ka ndarë me ndjekësit në “Facebook”, ku thekon se do të vijojë të jetë në komunikim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...