E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Kokalari nuk ia përton Salianjit: Pi pak qumësht, ndenje pas fustanit të Gridës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e ka cilësuar si një vendimmarrje të fortë përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Salianji zbuloi se përjashtimi i Berishës, sipas tij, i jep një mundësi Partisë Demokratike që të vijë në pushtet.

Ndër të tjera, ai ka thumbuar aktivisten shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari. “Këtu flitet si për një presion, në deklaratën e zonjës Kokalari. Qytetarët që marrin fjalën në këto takime janë të profileve të ndryshme. Personazhet që për nga përmbajtja duken boshe dhe kanë shfaqje skizofrenike. Nuk është ironi, por përshkrim që mendoj se është më realist i personazheve të këtij lloj që Shqipëria ka personazhe të shumta. Besoni që me një të prekur mund të shëroheni nga tumori? Në kodrën përballë në Tiranë, ka pasur shenjtorë të tillë, Leonora quhej”, u shpreh Salianji.

Por ky qëndrim nuk i ka shpëtuar znj. Kokalari. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kokalari nuk e ka kursyer Salianjin, teksa i ka thënë se nëse do rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do kishte arritur ta njihte.

“O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evo Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruan ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...