E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Kokainë nga Gjermania në Zvicër/’Koka’ e grupit, punonjës në Bashkinë e Tiranës

Drejtësia ka ‘goditur’ një rrjet trafikantësh kokaine që operonin në Gjermani-Zvicër.  Ndriçim Harka, punonjësi i zjarrfikëses së Bashkisë Tiranës është ‘koka’ e grupit që operonin në Gjermani dhe Zvicër. Ndaj grupit të goditur rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, “trafikimit të narkotikëve” si dhe “pastrimit të parave”.

Shtatë persona, mes tyre dhe Harka janë vënë në pranga, pasi akuzohen se bashkëpunonin në transportimin e kokainës me makina nga Gjermania në drejtim të Zvicrës. Hetimi për këtë grup ka nisur që nga viti 2015.

Shtatë persona janë vënë në prangat e Policisë së Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, për shkak se akuzohen për “trafik kokaine” nga Shqipëria në Zvicër. Burimet bëjnë me dije se dy persona janë arrestuar në vendin tonë, ndërsa pesë të tjerë kanë rënë në prangat e policisë zviceriane.

Burime jo zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesit e grupit rekrutojnë shtetas shqiptarë dhe i dërgojnë në Zvicër, për shpërndarjen e kokainës. Në sajë të këtij operacioni janë kapur 3 kg kokainë dhe një sasi parash. Personat që rekrutoheshin për të shitur kokainë në Zvicër paguheshin nga 3500 euro.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...