E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Koka, pjesë e mafies së inceneratorëve? Ja çfarë e fundosi ish-ministrin e LSI

SPAK ka urdhëruar arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për aferën e inceneratorëve. Lefter Koka ka qenë i hetuar prej kohësh si pjesë e skemës së abuzimeve me inceneratorët, gjatë kohes kur ishte Ministër i Mjedisit. Më konkretisht, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Urdhër-arresti është lëshuar një ditë më parë, por është ekzekutuar sot dhe mban firmën e prokurorit Klodian Braho e gjyqtarit Erion Bani. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”.

Gjatë viteve 2013-2017, Koka ka mbajtur postin e Ministrit të Mjedisit. Në vitin 2017 Koka u rizgjodh sërish deputet në qarkun e Durrës, nën siglën e LSI-së. Ndërsa në vitin 2021, ai kandidoi me Partinë Socialiste ku arriti të merrte mandatin, por nuk e ushtroi këtë detyrë pasi dha dorëheqjen ende pa u betuar në Kuvend.

Lefter Koka u zgjodh Ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI. Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit në shkurt 2019, ndërsa në nëntor 2020 ai iu bashkua Partisë Socialiste.

Në muajin prill, presidenti Ilir Meta ka akuzuar ish-ministrin e LSI, Lefter Koka se është i përfshirë në “mafien e inceneratorëve”.

Meta tha në emisionin “Opinion” se njerëz të afërt të Kokës kërcënojnë anëtarët e LSI-së për të mos kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Emrat e denoncuara nga Presidenti Meta si anëtarë të mafies së inceneratoreve që bëjnë presione në Durrës:

Lefter Koka
Arben Seferi
Arbër Shtylla
Juri Meraj
Skerdi Bello
Arbër Koka

“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durrës, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit. Ne krye qendron ish ministri i LSI qe sot kandidon per Rilindjen. Keta mafioze po bejne fushate ne Durres me parate e inceneratoreve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me Lefter Koken i kam nderprere marredheniet personalisht, per shkak te moralit te tij te ulet politik e njerezor, disa muaj para nderprerjes se mandateve. Anetar i mafies se inceneratoreve eshte edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 ne Tirane, i vendosur ne kete pozicion per te blere votat”, tha Meta.

Në muajin tetor, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzoi në SPAK kallëzimin e tretë për atë që kjo forcë politike e quan “aferën korruptive të inceneratorëve”.

Lexo edhe :   Probleme me zemrën, Lefter Koka transferohet në spitalin e burgut

Pas padisë për inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit, Kryemadhi dorëzoi në SPAK dhe një tjetër padi këtë herë për inceneratorin e Fierit. LSI bëri të ditur se “kallëzimi shoqërohet nga dosja voluminoze e dokumenteve shtetërore”.

“Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.

Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

Lexo edhe :   Probleme me zemrën, Lefter Koka transferohet në spitalin e burgut

Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore”, thuhet në padinë e LSI.

Shkeljet e koncesionit në inceneratorin e Fierit:

Procedura është publikuar si ‘Tender Kombëtar’, ndërkohë që sipas vlerës duhej të ishte ‘Tender i Hapur Ndërkombëtar’. Kjo ka sjellë kufizimin e konkurrencës, faktin që ka marrë pjesë vetëm një subjekt. Vepra Penale: ‘Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.

Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore.

Publikimi i Procedurës është kryer pa marrë miratimin nga Ministria e Financave, që është e detyrueshme me ligj.

Zhvendosja e inceneratorit u bë duke shkelur ligjin lidhur me detyrimin për të marrë mendimin e komunitetit të banorëve të zonës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...