E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Koincidencë? Cili film i Holliwood-it parashikoi virusin misterioz kinez (FOTO)

Rreth 20 milionë banorë janë të izoluar në shtëpitë e tyre në tre qytete të mëdha të Kinës. Në Wuhan, aty ku ka origjinën virusi misterioz, janë mbyllur tregjet dhe transporti publik. Situata sa vjen e bëhet më kaotike, njerëzit rrezikojnë edhe më shumë sesa vetëm virusi.

Për shkak se marketet janë të mbyllura dhe puna është ndaluar, të gjithë të izoluarit rrezikojnë urinë, çka mund të sjellë edhe më shumë viktima.

Ju duket skenar i njohur? Nëse ende ajo çka po ndodh në Wuhan nuk ngjan me skenar filmash holliwood-i, Tirana Today ju sjell në kujtesë filmin “Contagion” me aktorin kryesor Matt Damon.

Ata që e kanë parë filmin do gjejnë ngjashmëritë e frikshme.

Ngjarjet zhvillohet në vitin 2011, kur një paciente preket nga një virus misterioz gjatë një udhëtimi në Hong Kong. Skenari i filmit më pas zbulon që virusi është përhapur nëpërmjet lakuriqëve të natës, të cilët kanë infektuar në një derr të egër. Kujtojmë që teoria që po qarkullon sot është që virusi misterioz është përhapur nëpër “supës së lakuriqëve”.

Derri i infektuar gatuhet nga një shef kuzhine, i cili krijon kontakt me pacienten zero (Gwyneth Paltrow), derisa kthehet në një pandemi që rrezikon botën. Urojmë që virusi misterioz kinez të ndalohet para se të kthehet në një virus që mund të shfarosë qytetetërimin modern.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...