Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kohezioni social dhe ish-kryebashkiaku i Vorës

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kohezioni social dhe ish-kryebashkiaku i Vorës

Nga: Pëllumb Nako

Në kohën që grupet politike parlamentare ishin duke debatuar për ngritjen e komisioneve të punës që do të ribëjnë reformën e ndarjes territoriale të vendit në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme lokale, në media një personazh me mbiemrin Kajmaku, u kthye përsëri në qendër të vëmendjes. Këtë radhë si star.

Ish-kryebashkiaku i Vorës u arrestua nga autoritetet ligjore italiane me një sasi kokaine, e cila sipas shtypit italian kapte vlerën 1 milion euro. Ngjarje të tilla nuk janë të padëgjuara në vendin tonë kur kujtojmë një mori deputetësh në të njëjtin kalibër si Kajmaku. Madje, nuk mund të rrihet pa u thënë se në rastin tonë konkret personazhi nuk të krijon përshtypjen se pas një pune të shkëlqyer si qytetari i parë i Vorës, papritmas u kthye në trafikant. I tillë ai ka qenë edhe para se të merrte mbështetjen popullore të servirur nga partia. Dhe ky është praktikisht fakti që mbetet problemi më alarmant. Ka garancira nga ana e politikës së sotme që personazhe të tillë si Kajmaku nuk do t’u serviren përsëri qytetarëve të thjeshtë? Nga mënyra se si qeveriset, nga orientimi që po merr në përgjithësi shoqëria shqiptare në raport me vlerat sociale, pak e mundur duket që raste si Kajmaku të mos përsëriten.

Krimi si devijancë e rëndë sociale po kthehet në një lloj normaliteti në shoqërinë tonë saqë i ka humbur kufijtë e dallimit me kodin moral, duke ngelur vetëm si çështje e organeve kompetente. Në thelb të këtij tjetërsimi të orientimit social të një vendi si yni, qëndron natyrisht sistemi i vlerave që po ndërton shoqëria shqiptare dekadat e fundit. Gjithkush e ndjen se primar absolut në shoqërinë e sotme shqiptare mbetet pasurimi, fuqia ekonomike. Edhe jashtë skrupujve moralë e ligjorë. Dhe akoma më konkretisht, sistemi ekonomiko-social që po shohim të ndërtohet nga qeverisja aktuale, është ekzaktësisht ai të cilin Këshilli i Europës, gjatë një forumi të zhvilluar disa vite më parë, lidhur me kohezionin social e paralajmëron si shtrembërim të rëndë.

GJATË PUNIMEVE TË FORUMIT CITOHET:

“Mbështetja që i jepet rritjes ekomomike nga gjithë klasa politike drejtuese e një vendi vetëkuptohet se ka një çmim të caktuar, i cili është i natyrshëm dhe i pashmangshëm. Por kur ndarja e barrës se në cilat shtresa sociale ky çmim do të peshojë më shumë e në cilat më pak, nuk menaxhohet ndershmërisht, edhe shpërndarja e burimeve më pas krijojnë padrejtësi sociale. Të dyja bashkë bëjnë të ngjallet pasiguri, e cila nuk luftohet në mënyrë aktive nga të gjithë aktorët qeveritarë e socialë të shoqërisë si një kërcënim për legjitimitetin e institucioneve demokratike dhe të besimit në sistemin ekonomik, por i faturohet individit si një çështje e tij private dhe burimeve të tij personale.”

Në bazë të këtij citimi, i cili përkufizon me saktësi modelin e zhvillimit të vendit tonë, del pastër se shtresat modeste në shoqërinë shqiptare, të ndodhura përballë indiferencës së shtetit për të ndërhyrë në reduktimin e pabarazisë, kthehen në mosbesuese si të institucioneve demokratike dhe te ekonomisë së tregut. Pasiguria e krijuar nga ky boshllëk vë në pikëpyetje gjithë sistemin social dhe ekonomik që po mundohemi të ndërtojmë. Dhe ajo që shihet konkretisht, për fat të keq deri më sot te ne, është se strukturat shtetërore dhe sociale nuk e kuptojnë pasigurinë e shtresave ekonomikisht modeste ose të varfra si mosbesim ndaj institucioneve, por si diçka private të tyre apo të grupeve sociale të ndryshme dhe që u takon atyre që me ato burime që u ka rënë për pjesë të vetëmenaxhohen. Ky fenomen madje është në burim të qëndrimeve herë arrogante dhe herë me habi të qeveritarëve tanë të lartë. Natyrshëm, në një kontekst të tillë, këto shtresa ndihen të braktisura dhe për rrjedhim përpiqen për të gjetur zgjidhje sipas rrethanave specifike të secilit individ apo grup social.

Ekzaktësisht te kjo mangësi, e pasqyruar pak më sipër, qëndron në themel të tri fenomeneve tepër negative, të cilat po rrënojnë vendin tonë në mënyrë të rregullt, duke e bërë jetën në Shqipëri të vështirë. Tri fenomene tepër të ndryshme, të cilat gjenden si alternativa për zgjidhjen e problemeve private në mungesë të ndërhyrjes së shtetit dhe të shoqërisë. Tri sjellje të ndryshme, por me burim të njëjtë: pasiguria dhe mosbesimi tek institucionet si produkt i mungesës së kohezionit social.

Së pari konstatohet rritja e dukshme e nostalgjisë për diktaturën duke rritur mosbesimin ndaj demokracisë. Është kjo nostalgji, e cila ushqen të gjitha grupet sociale që konkludojnë se ky sistem është për ta më pak i përshtatshëm se diktatura, në të cilën ndiheshin të sigurt. Ndërhyrja e dikurshme e shtetit të diktaturës në krijimin e një standardi të ulët, por të sigurt ekonomiko-social, bën që grupime individësh, të cilët në atë kohë kanë qenë madhorë, të mos e durojnë dot aktualisht mungesën e shtetit, sidomos paqëndrueshmërinë e aktorëve që i ofrojnë siguri në kuptimin e gjerë social të tij.

Së dyti, konstatohet se ka grupime të tjera sociale, kryesisht me moshë të re, të cilët po ashtu nuk ndihen të sigurt dhe nuk besojnë në vlerat e këtij sistemi që po ndërtohet në vendin tonë. Ata nuk dyshojnë te natyra e sistemit, por tek aftësia e klasës politike shqiptare për të ndërtuar vlera të vërteta si ato në vendet perëndimore. Pikërisht polarizimi ekonomik, privatizimi i vendime politike dhe i drejtësisë, mosbesimi të institucionet vendore, i bën ata të mos ndihen të sigurt e për rrjedhim të orientohen drejt vendeve me vlera të konsoliduara si ato të vendeve perëndimore. Zgjedhja e tyre mbetet ajo e largimit në masë duke braktisur vendin. Nga ana e saj, qeverisja, në vend ta marrë fenomenin si indicie për të ndryshuar kursin e drejtimit të vendit, mjaftohet me thënien tmerrësisht të papërgjegjshme se edhe nga vendet e tjera ka njerëz që largohen.

Së treti, si rrjedhim direkt i politikës së mungesës së shtetit në promovimin e vlerave sociale duke i lëshuar hapësira propagandës të pasurimit të lehtë luksoz, nuk është arritur krijohet një lloj “parandalimi social” që i duhet bërë krimit. Qeverisja aktuale, edhe ato të mëparshme, janë mjaftuar me më të thjeshtën, atë të kontrollit dhe të parandalimit policor të krimit dhe të ashpërsimit të dënimeve penale. Sisteme të tilla sociale prodhojnë në mënyrë të përditshme Kajmakë dhe shumë të tjerë të ngjashëm me të. Ndërkohë, rënia e kufijve ka bërë që mjaft syresh të hidhen në aktivitet kriminal jashtë vendit.

Dhe të mendosh se çfarë dhurate i është bërë qytetit të Vorës kur Kajmaku qeveriste Vorën. Në disa vende perëndimore janë zhvilluar forume kryetarësh të bashkive lidhur me fuqizimin e rolit të tyre në menaxhimin e sigurisë qytetare sipas konceptit “Siguria urbane, një ekuilibër që duhet gjetur ndërmjet parandalimit, ndëshkimit dhe kohezionit social”.

Tags: agim kajmakupellumb nakoshqiperi

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Me ftesë të Zelensky-t, Rama dhe Abazoviç shohin nga afër pasojat e b*mbardimeve ruse

Me ftesë të Zelensky-t, Rama dhe Abazoviç shohin nga afër pasojat e b*mbardimeve ruse

Zëdhënësja e Përjetshme e Pushtetit

Zëdhënësja e Përjetshme e Pushtetit

Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore pas defektit kompjuterik

Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore pas defektit kompjuterik







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com