E martë, 23 Shkurt, 2021
2 C
Tirana

“Koha për të mbrojtur demokracinë është tani”, Meta publikon foton duke puthur flamurin dhe lëshon kërcënimin e fortë

Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar ditën e demokracisë, për të lëshuar thirrjet e tij të radhës për kryengritje. Ai e ka nisur ditën me një përkufizim të Abraham Lincoln mbi demokracinë, duke bërë edhe një lidhje me realitetin në Shqipëri.

Kreu i Shtetit thotë se është koha për zgjim, bashkim, përballje dhe ndryshim të rendit politik në Shqipëri.

I shqetësuar për situatën në vend, Meta thotë se 500 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm në vitet e fundit. Sipas tij, nuk është më zgjidhje largimi, por reagimi dhe përballja me këtë qeverisje.

Statusi

Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.

Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri? A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?

Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigjja e dhimbshme!

Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!

Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Ëiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.

KOHA PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË ËSHTË TANI!

Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”. Një…

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 14 septembre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se negociatat me Kryedemokratin Lulzim Basha po vazhdojnë dhe sipas tij mes tyre do të ketë...

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

Në një qytet provincial të përgjumur, lindi një djalë me emrin Vladimir Uljanov. Kur të rritej ai do të luante një rol të madh...

Itali/ Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni shqiptar (Emri)

Një shqiptar i identifikuar si Dorian Resili, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ky i fundit ëstë kapur me drogë, e cila...

Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, pasi ajo kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të...

Nuk vuani aspak nga i ftohti gjatë dimrit? Ja çfarë e shkakton këtë gjë

Shumica prej nesh,detyrohemi të përjetojmë një periudhë me mot të ftohtë për të paktën një pjesë të vitit. Dhe një studim i ri ka...