Kuvendi pritet të votojë sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kjo është anti-kushtetuese dhe do të kontestohet.
Sipas tij, nuk ka formulë që e shpëton kryeministrin Edi Rama nga ndëshkimi popullor.
Lulzim Basha: ”Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është një nga arsyet pse kjo bandë e ka vjedhur Shqipërinë në këtë mënyrë. Kjo tregon tmerrin dhe frikën e Edi Ramës nga procesi zgjdhor. Nuk ka formulë që do e shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi popullor. Ai do largohet me një votë plebishitare nga shqiptarët. Do konstestohet çdo hap anti-kushtetues si ky i sotmi, në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe marrëveshjes së 5 qershorit. Asgjë nuk e shpëton këtë bandë. Njerëzit shumë shpejt do e japin verdiktin e tyre.’’
Kreu i PD, zhvilloi disa takime me bizneset e vogla në kryeqytet, ku prezantoi planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1000914583757749/