Koço Devole tregon si e bëri për të qarë Elvana Gjatën në film

Aktori Koço Devole ka treguar për eksperiencën e tij në filmin “2 gisht mjaltë”, ku ka luajtur në rolin e babait të këngëtares, Elvana Gjata, e cila ishte protagoniste në film.

I ftuar në emisionin “E Diell”, Devole tha se skena më e vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, ka qenë një pjesë kur Ema (personazhi i luajtur nga Elvana) duhet të qante pasi u nda nga partneri i saj Vini (rol i interpretuar nga Ermal Mamaqi).

Devole tregon se për ta bërë Elvanën që të qante, u desh të ndizte një cigare dhe ta shfrynte tymin në drejtim të fytyrës së saj, derisa i rrodhën lotët.

“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Gjetëm cigare dhe i them Ermalit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, tha aktori.