E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Kocaqi: Çështja e detit do të zgjasë me vite, qeveria nuk duhet të nxitonte

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që për çështjen e përcaktmit të kufijve detarë, t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare.

Historiania Elena Kocaqi, tha se kjo çështje se do të zgjasë me vite pasi Gjykata e Hagës do të hetojë për këtë rast.

Kocaqi thekson se qeveria duhet të marrë menjëherë grup ekspertësh dhe juristë që e njohin më së miri ligjin ndërkombëtar për të përfaqësuar sa më mirë Shqipërinë para Gjykatës Ndërkombëtare.

“Kjo çështje ka për të zgjatur me vite se duhet miratimi i dy palëve, kërkesa, pastaj shqyrtimi i Gjyaktës, ngritja e grupeve të ekspertizës, sat ë arrijmë deri në një vendim gjyqësor përfundimtar. Qeveria shqiptare nuk duhet të nxitonte pasi Greqia është shumë e bezdisur sepse do vetëm të përfitojë. Mendoj se qeveria shqiptare duhet të mendohet mirë para se të marrë hapa të tjerë. Duhet të konsultohet me një grup pune ekspertësh. Pa ata nuk do bëjë asgjë. Pastaj kur të konsultohen me grup pune, mund të paraqesin gjithçka në Hagë’’, tha Kocaqi në ‘Fax News’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...