E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Kobe Bryant e detyronte pilotin ta fikte motorin e helikopterit gjatë fluturimit

Mediat e huaja shkruajnë se Kobe Bryant ka qenë i fiksuar me helikopterin e tij.

Sipas “LA Times”, Bryant e kishte përdorur helikopterin e tij nëvitin 2017 për t’i bërë një rreng drejtorit të përgjithshëm të LA Lakers, Rob Pelinka. Kobe urdhëroi pilotin e tij të bënte manovra ushtarake me helikopterin, ndërkohë që menaxheri ishte në bord, duke e frikësuar atë për vdekje.

Mësohet se ai edhe e ka fikur motorin e helikopterit gjatë fluturimit për të trembur edhe më shumë.

“Po më kalonte jeta para syve. Për pak sa nuk pësova një atak në zemër. Ndërkohë, Kobe qëndronte i ulur përkrah meje, krejt i qetë dhe i përmbajtur”, tha Rob Pelinka në atë kohë.

Legjenda e basketbollit e përdorte helikopterin për të udhëtuar për në ndeshjet që Los Angeles Lakers kur ai ishte ende aktiv. Madje një herë, në vitin 2012 ai e përdori atë për të transportuar shokun e tij të ekipit, Steve Blake, në takimin që kishte me doktorin.

“Ndonjëherë ka disa gjëra që nuk mund t’i humbasësh. Si përshembull ndeshja e futbollit e vajzës time. Sepse po sikur të humbasë golin e saj të parë?”, deklaroi Kobe, që pranoi se nuk kishte drejtuar kurrë vetë helikopterin për në ndeshjet e vajzës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Aksident i qëllimshëm ndaj ish-kryeministrit Berisha? Ja ç’thotë truproja

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...