E diel, 20 Qershor, 2021
28.5 C
Tirana

KLGJ vendos sot për fatin e Dvoranit, Meta jep mesazhin e koduar

Dëshmorët e atdheut janë përkujtuar në një ceremoni historike. Pas kësaj ceremonie, Meta është pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin që pritet të japë sot Këshilli i Lartë Gjyqësor për Ardian Dvoranin. Këtij të fundit i ka mbaruar mandati si kryetar i KED dhe anëtar i Gjykatës së Lartë.

Ndonëse nuk pranoi që të komentojë çështjen, ai dha një mesazh të koduar. “Sot është Dita e Dëshmorëve, dita e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka të shenjtë për vendin tonë.

Kështu që është një ditë për të shprehur jo vetëm përulësinë ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur të gjithë familjarët e tyre, pasardhësit e tyre, që kontribuuan gjatë asaj lufte dhe sakrifice të jashtëzakonshme.

Është edhe një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike, për të cilën ata dhanë jetën, të realizohet plotësisht”, deklaroi presidenti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...

Formula 1/ “Holandezi fluturues’ mund Hamiltonin në xhiron e parafundit

Max Verstappen rriti diferencën e pikëve nga vendi i dytë në kampionat pasi parakaloi pikërisht atë, të dytin, Lewis Hamilton në një duel tjetër...

E gjithë bota ka nevojë për mbrojtje

Si mund të bëhen të disponueshme më shumë vaksina Covid-19?. Mjetet e rritjes së prodhimit janë më të rëndësishme se pronësia intelektuale, shkruan The...