E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

KLGJ shtyn seancën dëgjimore ndaj gjyqtares së shkarkuar Evjeni Sinojmeri

Këshilli i Lartë Gjyqësor debatoi për gati 30 minuta në seancën e të premtes për procedurën që duhej të ndiqej në procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së Apelit të Tiranës, Evjeni Sinojmeri.  Sinojmeri u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 30 prill, pasi hetimi administrativ e gjeti atë me probleme në kriterin e pasurisë.

Sinojmeri, e cila nuk është paraqitur në detyrë prej më shumë se tre vjetësh dhe është të paktën që prej marsit 2020 në shkelje të lejes që pati marrë nga ish-KLD, nuk ishte e pranishme dhe as kishte përfaqësues ligjorë në seancën dëgjimore për procedimin disiplinorë.

Kryetarja e KLGJ, Naureda LLagami lexoi ndër të tjera se Sinojmeri, e cila ndodhet në SHBA, kishte paraqitur në një e-mail pamundësi për të qenë e pranishme për arsye shëndetësore. Ndërsa një prokurë e saj për avokaten Evelina Qirjako ishte gjetur nga Këshilli si e paplotë dhe se nuk garantonte përfaqësimin.

I pyetur në seancë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili ka iniciuar procesin e masës disiplinore ndaj Sinojmerit për shkak të mungesës së saj pa leje,  tha se për shkak të situatës mund të pranohej një shtyrje e shkurtër që ‘gjyqtares’ t’i jepej mundësia për tu dëgjuar.

Por relatori i çështjes ndaj Sinojmerit, gjyqtari Medi Bici, tha në relatim se seanca dëgjimore ishte tashmë e panevojshme dhe se procesi ndaj Sinojmerit duhej pezulluar. Bici tha se gjyqtarja ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe nuk ishte më nën kompetencat të KLGJ-së.

Bici arsyetoi se  megjithëse ajo kishte paraqitur ankim ndaj vendimit të KPK-së, ky i fundit ishte në fuqi deri në një vendim të kundërt të KPA. Ankimi i vendimit të shkarkimit është akti i parë që Sinojmeri ndërmerr në procesin e saj të vetingut, pasi më herët sipas KPK-së, me justifikimin e gjendjes shëndetësore, subjekti i rivlerësimit nuk caktoi as avokat dhe as u ktheu përgjigje pyetjeve si pjesë të hetimit administrativ.

Megjithatë qëndrimi i relatorit nuk u dëgjua nga anëtarët e tjerë të Këshillit, që vendosi të vijonte me procedurën. Fillimisht propozimi ishte për një mbledhje të shpejtë, por pasi anëtarët ngritën çështjen e pushimeve të gushtit, seanca e rradhës u shty për në mes të shtatorit. Përndryshe nga herët e tjera, anëtarët e KLGJ vendosën edhe të krijonin mundësi për gjyqtaren të merrte pjesë në mbledhje virtualisht.

Këshilli, me votën kundër të Bicit që këmbëngulin në pezullimin e çështjes për shkak se subjekti ishte shkarkuar tashmë, vendosi që subjekti të dëgjohej me 16 shtator në orën 16.00, në mënyrë që Sinojmeri të mund të lidhej përmes internetit nga SHBA./BIRN

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...