Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka komentuar arrestimin e Klement Balilit.
Ky i fundit thuhet se është vetëdorëzuar, ndërsa ministri Lleshaj e ka paraqitur arrestimin e “Eskobarit të Ballkanit” si një sukses të Policisë shqiptare.
Fjala e Lleshajt:
Policia shqiptare ka finalizuar sot një operacion të gjatë e të ndërlikuar për dorëzimin e Balilit, pas një procesi operativo gjurmues në bashkëpunim me Shërbimin Sekret Shqiptar.
Arrestimi i sotëm provë se policia e shtetit është në një nivel të ri gatishmërie, e aftë për të kaluar në një fazë të re dhe vendimtare në luftën kundër krimit të organizuar.
Zbatimi i një politike transformuese kundër krimit të organizuar, po e ngushtën hapësirën e atyre personave që bënë shumë të këqija.
Policia e Shtetit e di mirë që operacioni vazhdon dhe drejtësia do shkojë para me të tjerë që do shkojnë pas hekurave.
Rruga e vetme është bashkëpunimi me drejtësinë, rrugë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë.