Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, nuk do të jetë më pjesë e klubit gjerman të Paderbornit.
30-vjeçari nga Tirana ka shprehur falenderimet ndaj klubit, për emocionet e dhuruara në aventurën e tij 2-vjeçare me Paderborn.
Me anë të një postimi në Instagram, ai rikujton momentet e bukura dhe ato jo aq mbresëlënëse, që kanë shenjuar jetën e tij gjatë kësaj periudhe.
Postimi
Është koha për të thënë faleminderit… Faleminderit për dy vitet e mrekullueshme! Faleminderit që më lejuat të jem pjesë e këtij klubi, dhe këtij ekipi!
Faleminderit që bëtë histori! Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe gjithashtu dhe ato jo aq të bukura, sepse kemi nevojë për të dyja anët për të ecur përpara në jetë!
Gjithmonë ka qenë nder të luftosh krah për krah me secilin prej jush! Do të kisha dashur të thoja lamtumirë ndryshe, por fatkeqësisht nuk mund të ndryshohet. Ju uroj gjithë të mirat në rrugën tuaj të mëtejshme. Shihemi së shpejti!