E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

“Kjo që më ndodhi mua, të mos i ndodhë askujt”, gjykata lë në burg efektivin

Efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha, ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës, ku u njoh me masën e sigurisë.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Efektivi është shfaqur i penduar në gjykatë, ndërsa është shprehur se “kjo që më ndodhi mua, të mos i ndodhë askujt”.

Gjatë seancës, gjyqtarja ka deklaruar se efektivi ka kërkuar edhe praninë e familjarëve të viktimës në seancë, në mënyrë që të kërkonte ndjesë publikisht.

Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë, sipas ekspertizës paraprake, dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...

Video/ Klopin nuk e mbajnë nervat, përplaset me trajnerin kundërshtar

Në sfidën e djeshme të Premier Ligës ku Liverpuli u mund në “Anfield” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bërnlit, në pushimin e këtij takimi...

Qysh sot, çdo ditë të jetë 21 Janar

Nga: Frrok Çupi Për gjithë planetin sot është data 22, por për ne shqiptarët duhet të jetë, si dje- 21 Janar. Edhe nesër, e pasnesër,...

Johnson jep alarmin: Varianti i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës

Kryeminsitri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se provat e hershme sugjerojnë se varianti i koronavirusit që u shfaq në vend mund të jetë 30%...

Navy Seals, kush është njësia me elitare e ushtrisë amerikane

Naby Seals u formua më 1 janar 1962. Kandidatët i nënshtrohen paraprakisht testevetë ashpra ku 80 për qind e tyre tërhiqen. Një ndër testet...