”Kjo i vuri pikën”/ Rama lë në mes intervistën, ikën nga studioja e Babaramos

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur para kohe intervistën me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV.

Teksa u pyet për skandalin e logos së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Rama tha se kjo ishte pyetja që i vuri pikën intervistës, duke u çuar dhe duke hequr mikrofonin.

Rama u pyet nga Babaramo nëse ishte i sigurtë për këtë që po bënte dhe tha se nuk mund të vazhdonte në këtë mënyrë, duke dhuruar dhe një puthje drejt kameras.

Pjesë nga biseda

Ilir Babaramo: Vazhdojmë me…

Edi Rama: Ju lutem ata që na ndjekin të na falin, u kërkoj ndjesë që po jap intervistë si piktor

Ilir Babaramo: Kthehemi tek…

Edi Rama: Mbylle intervistën.

Ilir Babaramo: Kthehemi tek…

Edi Rama: Herë tjetër kur të ftoni kryeministrin, jam gati të vij prapë, por jo kështu

Ilir Babaramo: Ju do vazhdoni edhe dy tre pyetje që kam

Edi Rama: Jo, jo, mbyllet këtu gjithçka, do vij pas zgjedhjeve…Kjo i vuri pikën.