E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Kishte vizituar Italinë/Presidenti i Parlamentit Evropian vetëizolohet në shtëpi

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli njofton se do të vetë-izolohet në shtëpinë e tij, pasi ka vizituar Italinë këtë fundjavë.

Ai njoftoi se për dy javët e ardhshme do të ushtrojë detyrat e tij, si President i PE nga shtëpia e tij.

Ky veprim i Sassoli-t vjen si masë mbrojtëse, pasi në Itali janë konfirmuar më shumë se 8 mijë raste infektimi me koronavirus.

“Këshillat e reja të paraqitura nga qeveria italiane shtrin zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar. Kjo ka pasoja të rëndësishme për sjelljen e eurodeputetëve italianë. Për këtë arsye, unë kam vendosur pasi kam qenë në Itali gjatë fundjavës së fundit, si masë paraprake, të ndjek masat e treguara dhe të ushtroj funksionin tim si President nga shtëpia ime në Bruksel në përputhje me 14 ditët e treguara nga protokolli shëndetësor .Covid-19 i detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm. Është një moment delikat për të gjithë ne. Parlamenti do të vazhdojë të punojë për të ushtruar detyrat e tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë”, tha Sassoli.

Në shumë shtete të Evropës, pacientët e parë të konfirmuar me koronavirus kanë qenë udhëtarë të kthyer nga Italia. Edhe në Shqipëri pacienti “zero” i konfirmuar dy ditë më parë kishte ardhur nga Italia.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...

Detaje/ Rama, Zaev dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kryeminsitri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Zoran Zaev. Në Shkup, dy krerëve...