Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një 24-vjeçare me inicialet D.S., ndërsa Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. E reja ishte shpallur në kërkim ndërsa akuzohej për skemat lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve apo fshehje e të ardhurave.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasja D. S., 24 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.