E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Kishte dhunë, Haxhiu: Rama nuk është dëmtuar nga protestat e fundit

Analisti Baton Haxhiu, ka thënë se protestat e fundit në Shqipëri për vrasjen e Klodian Rashës, nuk e kanë dëmtuar kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Haxhiu deklaroi se kreu i qeverisë nuk është dëmtuar dhe sipas tij kjo për shkak të dhunës që u përdor në tubime.

Haxhiu tha se qytetarët e Tiranës nuk e duan dhunën, duke shtuar se kjo e fundit ka ardhur si pasojë e nxitjeve politike.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevizu: Është dëmtuar Rama nga kjo protestë?

Baton Haxhiu: Jo, sepse protesta nuk u shndërrua paqësore, por në protestë të dhunës.

“Protestuesit janë të pakënaqurit. Të pakënaqurit janë gjithmonë të gatshëm të organizohen. Por në përvojën time, të asaj çfarë ka ndodhur në vitin 2011, Tirana nuk e do dhunën. Qytetarët në Tiranë e gjykojnë saktë, se cili e bën dhunën dhe ju e dini çfarë ka ndodhur në zgjedhjet lokale 2011 edhe pse ka qenë një demonstratë e madhe. Prapë po them që çdo përpjekje për ta kthyer çdo demonstratë në demonstratë të dhunës unë  mendoj se qytetarët e marrin vendimin siç e kanë marrë dhe atëherë. Duhet të themi që gjithmonë një grup i vogël anarkistësh që nuk kanë një kontroll të duhur janë të gatshëm të shkojnë nga dhuna.

Nëse do menaxhohej mirë dhe do kishte qëllim kjo protestë unë konsidero që shumica në protestë është shumë më e rëndësishme se dhuna. Ajo që i ka munguar kësaj proteste është që njerëzit të cilët kanë dashur ta ashpërsojnë protestën, kanë qenë njerëz politikë. Ata që kanë dalë në protestë nuk kanë qenë njerëz politikë. Ata në një moment kanë protestuar kundër vrasjes që ka bërë polici. Esenca pse protesta nuk është shndërruar në protestë masive është që politika menjëherë e përdori në një farë kuptimi ia dha shijen e dhunës  që kjo protestë ka qenë rast që 24% e të pakënaqurve të hyjë në vallen për ta ndryshuar Shqipërinë”, u shpreh Haxhiu.

Lexo edhe :   Basha-Ramës: Për 8 vjet dështime fajin nuk e ka BE, por Tirja i qeverisë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...