E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

“Kinezët hanë minj të gjallë”, guvernatori i Venetos kërkon falje publike

Luca Zaia, i cili është guvernator i Venetos, ka kërkuar falje publike pasi në një intervistë televizive akuzoi kinezët si “popull i pistë” dhe shtoi se kishte parë video ku ata hanin minj të gjallë.

Ai ka thënë se është masakruar me kritika të shumta, pasi tha diçka që është keqkuptuar. Për të gjithë ata të cilët janë ndjerë të ofenduar, ai ka kërkuar falje.

“Jam masakruar për një frazë që doli keq. Nëse dikush është ndjerë i ofenduar, kërkoj falje”, tha guvernatori. Reagimi i tij vjen pasi Ambasada e Kinës në Itali, e kritikoi ashpër atë për “frazat ofenduese”.

“Nuk ishte qëllimi im që të përgjithësoja. Doja të vija në dukje lajmet e rreme dhe videot që qarkullonin, përpara se virusi të vinte në Itali”, tha më tej ai.

Në lidhje me higjienën dhe zakonet e kinezëve, Zaia saktësoi: “Doja të thoja se siguria ushqimore dhe sanitare ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Ishte një reflektim për një vend që ka metropole moderne dhe zona të tjera që janë komplet e kundërta”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Shkencëtarët paralajmërojnë: Kina po rrit kapacitetet për armë bërthamore

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...