Kinematografia shqiptare në zi/ Shuhet aktorja e mirënjohur shqiptare

Ndëron jetë në moshën 89 vjeçare aktorja e mirënjohur Marika Kallamata. Ndarjen nga jeta të aktores e ka njoftuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Marika Kallamata u lind në Fier. Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë.

Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.