Kinema / Nëse po kërkoni një film Tirana Today jep rekomandimin për sot

I Care a lot (2020)

Filmi i 2020-ës me titull të përshtatur në shqip ‘Më dhimbset shumë’ ka një notë 6.2 në IMDB, të mesatarizuar nga më shumë se 65 mijë përdorues të sajtit.

Me aktorët: Rosamund Pike, Peter Dinklage i njohur për rolin e tij në serialin ‘Game of Thrones’ dhe Eiza González.

‘I Care a Lot’ është një thriller psikologjik amerikan i vitit 2020, shkruar dhe drejtuar nga J. Blakeson. Në film interpretojnë Rosamund Pike, Peter Dinklage, Eiza González dhe Dianne Wiest. Filmi tregon përpjekjet e një kujdestareje mbikqyrëse të vendosur nga gjykata, e cila kalon pasuritë e të moshuarve që ka në kujdestari në emër të saj, derisa ngatërrohet me një gangster të rrezikshëm.

Në Rotten Tomatoes, 80% e 199 kritikëve i dhanë filmit një vlerësim pozitiv, me një mesatare prej 7/10.

Konsensusi i kritikave të faqes thotë: “Një goditje e rëndë për kapitalizmin e sotëm, ky film është një komedi e zezë me një aktrim djallëzor nga Rosamund Pike.”

Për ‘Empire’, kritiku Terri White shkroi se Blakeson “jo gjithmonë e mban kontrollin e plotë të skenarit dhe tonusit, [por] udhëtimi është aq i egër dhe argëtues sa nuk ka rëndësi kjo gjë”, duke i dhënë filmit katër yje nga pesë .