E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Kinë, vihet në funksion hidrocentrali i dytë më i madh në botë

Kina vuri në funksion hidrocentralin Baihetan, i cili cilësohet si i dyti më i madh në botë, për nga kapaciteti. Ky hidrocentral, është ndërtuar mbi lumin Jinsha për të tentuar objektivin madhor të autonomisë energjetike.

Kina është optimiste që vënia në funksion i hidrocentraleve do të kufizojë të paktën përdorimin e qymyrit, një nga shkaqet kryesore të ndotjes mjedisore në vendin aziatik.

Vënia në funksion i këtij hidrocentrali do të kursejë përdorimin e rreth 20 milionë tonelata qymyr,  ndërkohë që kapaciteti i hidrocentralit do të jetë 16 milionë kilovatë, i ndarë në 16 gjeneratorë.

Edhe hidrocentrali më i madh në botë ndodhet në Kinë, jo shumë larg nga Baihetani. Bëhet fjalë për hidrocentralin e Tre Grykave, në lumin Yangtze, me kapacitet 22 milionë kilovatë.

Për ndërtimin e këtij të fundit, gjithsesi, rreth 1.3 milion persona u detyruan të shpërnguleshin dhe disa qyteza u përmbytën, si dhe shumë site arkeologjike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...