E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Kina po përdor shtupat anale për testimin e Covid, procedura zgjat 10 sekonda

Pekini po përdor shtupat anale për të testuar banorët e tij për koronavirusin, një metodë që ekspertët thonë se është më e saktë dhe rrit shanset për zbulimin e virusit.

Për të mbledhur mostrat e acidit nukleik, shtupa duhet të futet rreth dy deri në tre centimetra (0,8 deri 1,2 inç) dhe të rrotullohet disa herë. E gjithë procedura thuhet se do të zgjasë rreth 10 sekonda.

Që nga 17 janari, më shumë se tre milion banorë në tre rrethe të Pekinit kanë marrë testimin e koronavirusit në një përpjekje për të ndaluar përhapjen, shkruan Daily Mail.

Më shumë se 1.000 persona iu nënshtruan një shumëllojshmërie të testeve të acidit nukleik duke përfshirë shtupat anale.

Shtupat anale janë përdorur në Kinë për të testuar koronavirusin që nga viti i kaluar, por metoda përdoret kryesisht në grupet kryesore në qendrat e karantinës.

Duke folur për transmetuesin shtetëror CCTV, Li Tongzeng nga Spitali You’an i Pekinit tha se gjurmët e koronavirusit qëndrojnë më gjatë në anus ose jashtëqitje sesa ato mostra të marra nga fyti dhe shtupat e hundës.

“Ne zbuluam se disa pacientë asimptomatikë kanë tendencë të shërohen shpejt. Është e mundur që të mos ketë asnjë gjurmë të virusit në fytin e tyre pas tre deri në pesë ditë”,- tha Li.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...