E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Kina, një sfidë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Nga Valbona Zeneli, “The Globalist”

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, janë të vogla dhe të pazhvilluara, çka duhej t’i bënte ato shumë të vogla për vëmendjen e madhe të Kinës. Por nuk është kështu. Për shkak të pozitës së tyre gjeografike, këto vende – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – janë një pjesë e rëndësishme e pjesës së Rrugës së Mëndafshit.

Pekini po investon në rajon, që të rrisë ndikimin e vet politik. Aktualisht, BE-ja është partnerja kryesore tregtare e Ballkanin Perëndimor, duke përbërë 73 për qind të tregtisë së saj. Pjesa e Kinës në tregtinë e rajonin, është shumë më e ulët, vetëm 5.7 për qind e totalit.

BE-ja është gjithashtu investitori kryesor në rajon, me më shumë se 60 për qind të investimeve të huaja direkte. Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, që ka tërhequr investime të huaja direkte nga Kina. Kinezët e shohin Ballkanin Perëndimor si një objektiv me vlerë për më shumë se një arsye.

Rajoni vuan nga një hendek i madh infrastrukturor. Përveç kësaj, kinezët tërhiqen nga praktikat e rregullta të lirisë ekonomike, i shpërfillin rregullat e prokurimit publik dhe rregulloret e punës që mbizotërojnë në Ballkanin Perëndimor. Forma kryesore e bashkëpunimit ekonomik kinez në Ballkanin Perëndimor, është dhënia e kredive për projekte infrastrukturore, kryesisht në transport dhe energji.

Pekini, ka njoftuar ndërtimin e dy autostradave në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Projekti më i rëndësishëm, është rikonstruksioni i autostradës Beograd-Budapest. Ndërkohë duke modernizuar rrjetin hekurudhor, Pekini synon të krijojë një korridor transporti midis Pireut në Greqi dhe Evropës Perëndimore përmes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Hungarisë.

Sipas planeve origjinale, treni i parë duhet të kishte kaluar nëpër Hungari që nga viti 2017, por ndërtimi në pjesën hungareze nuk ka filluar ende. Pengesa kryesore, duket se janë shqetësimet e Komisionit të BE-së, lidhur me mungesën e transparencës në marrëveshjet financiare, midis Hungarisë dhe Kinës.

Dhe në fakt, shumë nga projektet kineze nuk kanë transparencë dhe debat publik, mbi procedurat e hapura të prokurimit. Disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë tashmë nivele të borxhit sovran deri në 70 për qind të PBB-së së tyre. Dhe duke marrë më shumë kredi, ata mund të bien në robëri. Për dallim, fondet e kombinuara të BE-së për infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik janë më të mëdha dhe më të lira për vendet pritëse.

BE-ja aktualisht ofron grante, ndërsa përfshirja financiare e Kinës, është e kufizuar tek kreditë.

Mjerisht, oferta e BE-së është më pak tërheqëse sesa ajo kineze, për shkak të rregullave të vështira burokratike. Ndërsa kreditë perëndimore, jepen pas kushtëzimeve me qeverisjen e mirë dhe transparencën, financimi kinez kushtëzohet nga zbatimi i projekteve nga kompanitë kineze (kryesisht ndërmarrjet shtetërore), si dhe punësimi i punëtorëve kinezë.

Dhe asnjë nga këto nuk ndihmon në zhvillimin e ekonomive lokale, çka nuk është asnjëherë në interesin e palës kineze. Pekini, synon të eksportojë kërkesën ekonomike në çfarëdolloj mënyre që mundet, qoftë nga eksporti i mallrave, apo nga “projekti i eksporteve”. Ndërkohë kinezët janë të prirur, të fshehin gjurmët e tyre.

Lexo edhe :   Kina vendi i dytë pas SHBA që zbret robot në planetin Mars, fotot e para

Në mbarë Ballkanin Perëndimor, ata kanë krijuar bashkëpunim edhe në fushat jo-ekonomike, si në kulturë, arsim dhe shkencë. Synimi i qartë, është rritja e detyrimeve mes Pekinit dhe çdo qeverie individuale, për të balancuar mungesën e investimeve të huaja direkte.

Fatkeqësisht, në Ballkanin Perëndimor nuk ka një debat publik, në lidhje me mundësitë dhe sfidat që paraqet rritja e pranisë kineze në rajon. Publiku nuk ka asnjë ide reale të modelit të qeverisjes në Kinë, dhe distanca gjeografike është në favor të Kinës.

Lexo edhe :   Kina vendi i dytë pas SHBA që zbret robot në planetin Mars, fotot e para

Disa vëzhgues më largpamës, veçanërisht në Serbi, e përshkruajnë ndikimin e Kinës në rajon, si një formë e re të “neo-kolonizimit”. Nga ana e tyre, kinezët nuk janë shumë të shqetësuar për këtë kritikë, për aq kohë sa shumica e popullsisë serbe e konsideron Kinën lojtaren e dytë më të rëndësishme, dhe si një “investitorë të besueshme”, menjëherë pas Gjermanisë.

Në vitin 2017, BE paralajmëroi se “Ballkani mund të bëhet lehtësisht një nga fushë, ku mund të luhet loja e madhe e fuqive”. Kjo tashmë është një realitet. Kina synon përdorimin e Ballkanit si një pikë hyrjeje në tregun evropian, dhe për të forcuar përfitimet e saj, madje përpiqet të promovojë modelin e vet politik në vendet e rajonit, duke shfrytëzuar qeverisjen e tyre të dobët.

Pa perspektiva të qarta të anëtarësimit në BE, vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të largohen edhe më shumë nga përmbushja e reformave të dhimbshme të kërkuara nga BE. Këto të fundit kërkojnë një vizion më afatgjatë, në një rajon që joshet të përmbushë nevojat e veta në një periudhë afatshkurtër.

Prandaj nuk është e çuditshme, pse njerëzit në rajon i shohin kinezët me simpati. Tek e fundit, marrja e një huaje duket gjithmonë diçka e mirë, pasi dhimbja shfaqet më vonë. Angazhimi i shtuar i Kinës në Ballkanin Perëndimor, nxitet nga një logjikë gjeo-ekonomike dhe politike. Synimi kryesor i Pekinit, është ta përdorë rajonin si një portë, dhe një platformë komerciale për Evropën Perëndimore, ku interesat reale të Kinës qëndrojnë në kërkimin e pangopur për tregje, teknologji dhe dije.

Pozicioni aktual i Kinës në Ballkan, nuk duhet të jetë domosdoshmërisht në kundërshtim me interesat evropiane, pasi investimet kineze në rajon, rrisin lidhjet dhe integrimin e tregut. Por,

për shkak të një kombinimi faktorësh, duke përfshirë ekonominë politike të rajonit, nivelet mbizotëruese të borxhit publik dhe kufizimet e shpenzimeve, konkurrencën ekonomike dhe thellimin e divergjencave në çështjet e tjera të sigurisë, Kina mund të bëhet një faktor sfidues për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Shënim: Valbona Zeneli, është profesore e studimeve të sigurisë kombëtare, dhe drejtoreshë e Programit të Detit të Zi dhe Eurazisë, në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë Xhorxh Marshall në Gjermani./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...