E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Kina në “karantinë”/ 17 viktima nga virusi misteroz, harta e vendeve të prekura

CNN ka raportuar se deri tani janë 17 viktima nga virusi misterioz kinez. Me gjithë masat e ndërmarra nga autoritetet kineze, virusi duket se po fiton terren. Për këtë arsye, Kina ka ngritur nivelin e alarmit duke futur qytetin e origjinës Wuhan në karantinë.

Emergjenca është shpallur dhe në rajone të tjera. Sipas CNN, vetëm shtatë rajone të administruara nga Republika e Kinës nuk kanë konfirmuar zyrtarisht prezencën e virusit misterioz.

“Nga 22 provincat, pesë rajone autonome, dy rajone të veçanta administrative dhe katër bashki nën administrimin e Republikës së Kinës, vetëm shtatë nuk kanë raportuar raste të konfirmuara të koronavirusit Wuhan”, shkruan CNN.

Rajonet e painfektuara deri tani janë: Rajoni Autonome i Mongolisë së Brendshme, Rajon Autonome i Tibetit, Rajoni Autonom i Xinjiang, Provinca Gansu, Provinca Qinghai, Provinca Shaanxi, Hong Kong.

Foto 1: Zonat me të kuqe (rajonet e prekura në Kinë).

Foto 2: Zonat me të kuqe (shtetet e prekura në botë).

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...