Kina miraton edhe dy vaksina anti-covid për përdorim emergjent

Kina ka miratuar dy vaksina të tjera kundër Covid-19. Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore dha aprovimin për një vaksinë nga CanSino Biologics dhe një të dytë nga Sinopharm në pronësi të shtetit.

Të dy tashmë janë duke u përdorur midis grupeve të zgjedhura të njerëzve nën një autorizim përdorimi emergjent. Kina tani ka katër vaksina për të imunizuar popullsinë e saj, shkruan ABC News.

Përfaqësues nga CanSino kanë deklaruar se vaksina e saj është 65.28% efektiv 28 ditë pas dhënies së dozës. Ajo mund të ruhet në 2 gradë deri në 8 gradë celsius. Teknologjia e prodhimit është e ngjashme me vaksinat e Astrazeneca dhe Johnson & Johnson, të cilat mbështeten te adenoviruset e ndryshme.

Ndërsa, përfaqësues nga Sinopharm, kanë thënë se kandidati i saj i vaksinës është efektiv 72.51%. Ai përdor të njëjtën teknologji si një vaksinë që është miratuar tashmë nga filiali i Sinopharm në Pekin.