E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Kina ka shkatërruar 16 mijë xhami në Xinjiang, kur do të reagojë Perëndimi?

Nga: Laura Harth “Formiche.net”

I shtyrë me një javë pas sulmit masiv të hakerave gjatë javës së kaluar, parlamenti belg nisi të hënën seancat mbi mocionin ndaj deputetit Samuel Kogolati,mbi një rezolutë lidhur me gjenocidin ndaj myslimanëve ujgurë në Xinjiang.

Dëshmitë e viktimave të krimeve kundër njerëzimit nga ana e qeverisë së Pekinit ishin të tmerrshme. Si ajo e Kelbinur Sidik, qëu detyrua të mësonte gjuhën mandarine në një nga kampet e “riedukimit” para se të mund të arratisej prej andej.

“Unë kam parë torturat. 90 për qind e të arrestuarve ishin të moshës midis 18-40 vjeç. Rojet nuk i konsideronin ata si qenie njerëzore. U detyrova të pres 4 orë në radhë për t’u sterilizuar me forcë. Nuk do të jem kurrë në gjendje që ta harroj atë ngjarje.

Motra dhe vëllai im u kërcënuan. Gjatë 2 javëve të fundit, kam marrë kërcënime të vazhdueshme për të mos ardhur këtu për të dëshmuar. Unë denoncoj krimet e Kinës duke vënë në rrezik jetën time dhe të familjes time. Ajo që po ju them sot, nuk është veçse një pjesë e vogël e krimeve të kryera nga qeveria kineze. Unë jam një nga të paktët njerëz me fat që arrita t’i shpëtoj këtyre krimeve.

Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve, përfshirë Belgjikën, të denoncojnë krimet kineze kundër popullit ujgur si gjenocid. Shpresoj që bashkësia ndërkombëtare ta marrë në konsideratë këtë çështje. Është përgjegjësia juaj si qenie njerëzore”- tha ajo.

Sigurisht, edhe në parlamentin belg nuk ka mungesë të skeptikëve. Partitë e së majtës ekstreme – PvdA dhe PTB -vazhdojnë të mbrojnë Partinë Komuniste Kineze, duke cituar deklaratat e qeverisë së Pekinit dhe dëshmitë e disa vëzhguesve perëndimorë të pranuar ende në vendin komunist dhe rajonin e Xinjiangut“për të rrëfyer anën e mirë të Kinës”, kusht të cilin Partia Komuniste e Kinës ia ka përsëritur vazhdimisht Komisioneres së

Lartë për të Drejtat e Njeriut Mishel Bashle për një hetim të pavarur ndërkombëtar.

Mantrat e përsëritura për luftën “kundër terroristëve dhe separatistëve” -një përkufizim për të cilin mjafton të kesh një mjekër e gjatë, një anëtar të familjes jashtë Kinës, të shkosh në xhami për të marrë pjesë në varrimin e një të afërmi, siç dëshmohet nga dokumentet qeveritare të rrjedhura nga Pekini -apo që i citojnë burimet amerikane si imperialistë ekstremistë, dhe që flasin për bukurinë e Xinjiangut të “reformuar”, nuk janë më detyrë ekskluzive e kanaleve propagandistike kineze siç është televizioni partiak CGTN,apo profilet në rrjetet sociale të përfaqësive të ndryshme diplomatike.

Në fakt, më efektivë janë zërat e huaj që përhapin të njëjtat mesazhe. “Të marrësh hua një varkë për të dalë në det” është citati i vjetër maoist që ka vendosur në zemër të strategjisë së tij Xi Jinping për bindjen e botës mbi “moralitetin” e veprimeve të tij ndaj ujgurëve.

Nga marrëveshjet e fshehta me mediat tradicionale vendase tek dëshmitë autentike siç janë “pushimet” e fundit krejtësisht të pavarura në Xinjiang nga profesor Mikele Geraçi, ish nënsekretar dhe sponsor i mirënjohur i Memorandumit të Mirëkuptimit për Rrugën e Mëndafshit (por ai nxitoi të nënvizonte se të dy çështje nuk janë fare të lidhura mes tyre).

Lexo edhe :   Gati 50,000 kafshë të gjalla kanë qenë në shitje në Vuhan para pandemisë

Në disa intervista, profesor Geraçi na tha se situata në Xinjiang iu duk krejt normale, vërtet e bukur. Ashtu si vallëzimet e lumtura të ujgurëve në fund të Muajit Ramazanit që televizioni shtetëror kinez i transmetoi në të gjithë botën.

Prova e sigurt e paragjykimeve që kanë shumë perëndimorë ndaj Partisë Komuniste të “lavdishme” Kineze, të cilët në vend se të ndjekin gjurmët e njerëzve si Geraçi, preferojnë të dëgjojnë dhe t’u japin zë viktimave të regjimit të përgjakshëm.

Kjo është arsyeja pse e njëjta parti ua ka ndaluar hyrjen në vend apo atë rajon kaq shumë njerëzve, nga gazetarët tek parlamentarët, tek vetë OKB-ja. Por falë dokumenteve që janë dekonspiruar nga disidentët guximtarë, pavarësisht nga regjimi gjithnjë e më shtypës dhe

Lexo edhe :   Gati 50,000 kafshë të gjalla kanë qenë në shitje në Vuhan para pandemisë

i kudondodhur, dëshmive tronditëse të viktimave, studiuesve të pavarur në botë dhe disa gazetarëve që për disa orë ose minuta arrijnë t’i shpëtojnë vellos së propagandës që Pekini përpiqet të përhapë në rajon, ne kemi arritur të njohim realitetin e hidhur.

Kështu,këtë javë një ekip i gazetarëve të agjencisë Reuters, ishte në gjendje me gjithë pengesat, kontrollet dhe ture te kontrolluara nga PKK, që të konfirmonte të paktën pjesërisht atë që ASPI denoncoi vitin e kaluar në lidhje me shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të 16.000 xhamive në rajon.

Ato që janë lënë në këmbë janë kinezifikuar dhe ndodhen nën një kontroll të rreptë, me nevojën për t’u regjistruar përpara hyrjes. Në një vend ku frekuentimi në xhami është një shenjë e mjaftueshme e ekstremizmit, dhe për këtë arsye një shkas për t’u çuar disa kohë në një kamp riedukimi -raporte të tilla të shquara vetëm konfirmojnë sa deklaratat e PKK – apo të mysafirëve të saj të shquar si profesori Geraçi – në lidhje me lirinë e fesë janë qartazi të gabuara.

Apo raporti me titull “In Broad Daylight:Uyghur Forced Labor and Global Solar Supply Chains” botuar të premten e kaluar nga Laura Mërfi, profesoreshë e të drejtave të njeriut

dhe skllavërisë moderne në Qendrën Helena Kenedi për Drejtësi Ndërkombëtare në Universitetin Shefilld Hallm dhe ekspertja Nirola Elima, që ka jetuar në Xinjiang për 19 vjet, dhe që ka konfirmuar akuzat në lidhje me përdorimin e punës së detyruar për të prodhuar përbërësit themelorë për panelet diellore, Xinjiangu prodhon gati gjysmën e nevojave të botës për polisilikon.

Padyshim që për Pekinin raporti i pavarur i një universiteti tjetër, është vetëm prova e “agjendës dashakeqe perëndimore” ndaj Kinës. Por në vend të kësaj, ato janë vetëm shembujt e fundit të konfirmimeve që vazhdojnë të mbërrijnë dhe që shërbejnë si një përgjigje për pyetjet legjitime që u lindin shumë njerëzve.

Në mungesë të një hetimi të paanshëm ndërkombëtar dhe transparent, është e drejtë që të ketë dyshime mbi përmasat e krimeve të kryera. Sidoqoftë, duhet theksuar se në 4 vitet e fundit, nuk ka pasur një mohim të vetëm të besueshëm, të pretendimeve të bëra nga viktimat. Apeli i Kelbinur Sidik është imponues për të gjithë ne. Është përgjegjësia jonë si qenie njerëzore. A jemi gati të reagojmë?

Burimi i lajmit: https://formiche.net/2021/05/uiguri-moschee-xinjiang/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...