Bota

Kina i ndalon hyrjen në ujërat e Hong Kong flotës amerikane


               Publikuar në : 15:25 - 02/12/19 B H

Kina i ndalon hyrjen në ujërat e Hong Kongut anijeve dhe aeroplanëve amerikanë.

Ky vendim vjen si një masë hakmarrëse për përkrahjen që SHBA u ka dhënë protestuesve anti-qeveritarë në këtë qytet. Por përveç kësaj, Kina ka vendosur edhe sanksione ndaj disa grupeve amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Donald Trump, miratoi disa ditë më parë një rezolutë të Kongresit për përkrahjen e protestuesve në Hong Kong. Sipas kësaj rezolute, SHBA do ta kontrollojnë gjendjen e autonomisë në Hong Kong një herë në vit, për të vendosur nëse ky territor e arsyeton statusin special për tregti me Uashingtonin.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëron se mund të marrë edhe masa të tjera shtesë.

“Kina do të marrë masa shtesë për t’i ruajtur stabilitetin dhe mirëqenien e Hong Kong-ut dhe sovranitetin e Kinës, nëse kjo është e nevojshme. Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i përmirësojnë gabimet dhe ta ndërpresin ndërhyrjen në çështjet tona të brendshme”, deklaroi zëdhënësja e kësaj ministrie, Hua Chunying.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT