E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish SHBA-ja. Deri në vitin 2022, Kina do të hedhë në orbitën e Tokës, në lartësinë 500 km, 3 satelitë artificialë të veçantë.

Ato nuk do të bëjnë transmetim sinjalesh, por do të bëjnë punën që bën edhe Hëna e plotë natën. Secila prej tyre, do të jetë e pajisur me pasqyra të mëdha, që do të reflektojnë në Tokë dritën  e Diellit. Shkencëtarët kinezë, llogarisin që kjo dritë mund të mbulojë një sipërfaqe prej 3.600- 6.400 km katrorë, dhe intensiteti i ndriçimit pritet të jetë 8 herë më i madh se drita e Hënës, që ndodhet rreth 380.000 km larg Tokës.

Përdorimi i Hënës artificiale, për të ndriçuar një zonë 50 km2, mund të kursejë 170 milionë dollarë energji elektrike. Këto Hëna artificiale, mund të ndriçojë zonat që zhyten në errësirë pas katastrofave natyrore si tërmetet.

Më herët eksperimente të ngjashme kanë bërë SHBA-ja dhe Rusia. Në vitet 1990, Rusia kreu eksperimentin “Banner”, kur një pasqyre reflektonte dritën e diellit në Tokë. Por pasqyra nuk arriti të shpaloset në hapësirë, dhe eksperimenti u braktis.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...

“Urdhër nga Rama për të sulmuar FSHF-në”? Veliaj e thotë troç

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike hipotezën nëse me urdhër të Ramës ka sulmuar FSHF-së. I ftuar...

Rama bën parashikimin e ‘frikshëm’: Më 6 mars futet Meta, bashkohet me Berishën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ai ka thënë...