Ambasadorja e SHBA-vë në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë me drejtorin e ri të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Matteo Colangeli.
Kim u shpreh se në Shqipëri, BERZH ka investuar gjithsej 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë në projekte aktuale.
Ndër të tjera, Kim shtoi se SHBA mbështet përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes dhe konkurencës në vend.
”Diskutim i mirë sot me M.Colangeli, drejtori i ri për B.Perëndimor i BERZH. SHBA janë aksioneri më i madh i BERZH, themeluar në 15/4/91 për të ndihmuar ish vendet komuniste në rindërtim. Në Shqipëri, BERZH ka investuar gjithsej 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë€ në projekte aktuale. SHBA mbështesin fuqimisht përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes & konkurencës në Shqipëri; fuqizimin e zgjerimit të energjisë & nxitjen e integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.
(1/2) Good discussion today w/ @EBRD’s Metteo Colangeli, new Director for W.Balkans. ?? is the largest shareholder of EBRD, founded April 15, 1991 to help former communist states rebuild. In ??, EBRD has made €1.5B in cumulative investments, including €854M in current projects.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 13, 2021