Kikia: Rroga 5 mijë euro mjekut s’i hyn në sy, aq i merr në ditë

Gazetari Mentor Kikia u shpreh se mjekëve në Shqipëri nuk u hyjnë në sy edhe sikur t’ua bësh rrogën pesë mijë euro, pasi aq janë mësuar t’i marrin në ditë.

I ftuar në “Open”, Kikia, teksa fliste për arrestimin e mjekut Edvin Prifti dhe ndikimi i pagesës në korrupsionin e bluzave të bardha, tha se duhet punuar për të shkatërruar këtë lloj rrjeti.

Sipas Kikisë, rritja e pagës do të ishte e mirë, por që mjekëve shqiptarë edhe sikur tu thuash që e kanë rrogën pesë mijë euro, nuk u hyn në sy sepse aq i marrin në ditë.

“Aty është ngritur një mekanizëm që nga kryeinfermierja,  infermierja deri tek sanitarja, njerëzit futen dhe thonë sa t’i jap. Kanë frikë se mos mjekut i japin pak. Të gjithë e dinë se sa merr kirurgu, mjeku. Kjo është stazhionuar, këtij lloj mjeku t’i thuash e ke rrogën 5 mijë euro në muaj nuk i hyn në sy se aq i merr në ditë. Duhet të punohet për ta shkatërruar këtë lloj rrjeti merimange. për të përfunduar tek pyetja e famshme se si duhet të shkatërrohet me bashkëpunimin e qeverisë me reformë, drejtësia me pranga e qytetaria. Nëse nuk bashkëpunojnë sdo të funksionojë,”- tha Kikia.