Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për qeverinë e re, ndërsa ironizon lajmet që qarkulluan ditët e fundit se emrat e rinj të qeverisë Rama do të vendoseshin nën presionin e ambasadores Yuri Kim.
Kryeministri Edi Rama bëri publike këtë të enjte emrat e kabinetit të ri qeveritar, që do të drejtojnë vendin në mandatin e tretë. Rama ka zgjedhur që të lejë në ‘hije’ socialistët e vjetër, dhe t’i japi një mundësi ‘frymës së re’ që do të sjellin këto gra edhe vajza në politikë.
Statusi
Po që do bënte namin zonja Kim?! E mbani mend ç’thonin dje lajmet rreth tyre?!
Jo po 10 emra, jo po filani e jo po fisteku… Madje Rama “paskësh kërkuar edhe prova, për njërin që e gradosi sot..” kështu shiteshin lajmet dje pas dorëheqjes së Lefterit.
Hahahahhahahahahahha…
Dhe njerzia vijon ta hajë qetësisht të njëjtin lajm dmth të njëjtin sapun se këtu vendos zonja Kim, dhe jo Edi Rama…
Hahahahahahahahahahahaha