“Këtu jemi”/ Paralajmëron Vasili: Do ta shihni si do të goditen pagat e pensionet

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e Ramës, i cili hodhi poshtë propozimin e deputetit Ilir Beqaj për ulje pagash e pensionesh.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se mohimi i uljes së pagave dhe pensioneve është një tjetër gënjeshtër e kreut të qeverisë.

Sipas tij, rrogat e pensionet do të goditen dhe jo me 10%, por me 33%.

Postimi i plotë:

Stuhia e qindra mijëra njerëzve ne rrjetet sociale e frikesoi aq keq Ramen sa qe nxori koken me vrap nga vrima e FB nga ku qeveris, qe te leshonte genjeshtren e radhes e te mohonte uljen e pagave dhe pensioneve.

E kisha paralajmeruar ne FB tim disa ore perpara dhe ashtu ndodhi, Rama doli e beri sikur u terhoq nga ulja e pensioneve dhe rrogave.

Filmi i pare dhe i sterpare u shfaq serish, serish bajat,serish genjeshtar….ne fund te fundi si gjithmone.

Nxori nga goja ca zhurma erëkeqija,
porositi ca gazeta qe ta kishin ne faqe te pare bashke me ndonje lajm te genjeshtert rritjeje pensionesh,
po nuk harroi edhe ca portale, qe ta mbanin lajm kryesor shto ketu edhe me notification,
ah se harrova edhe komentuesit, qe paguhen nga djersa e shqiptareve me rrogat e shtetit, qe u versulen me komente idiote ….dhe çfaqja mbaroi ketu!

Beqja normalisht u shit nga Rama, se edhe destinacioni i tij ne kete rast ishte nje perdorimsh dhe fajtori u gjet…ha ha ha ishte opozita.

Keto ishin dy aktet e Komedise se Zeze propagandistike te Rames.

Sa per realitetin ketu do te jemi dhe do shihni se si edhe ky mashtrim do te bjere dhe rrogat e pensionet do te goditen.

Deri atehere cdo naiv, qe rron me iluzione le te mbahet me budalleqet e Rames ne FB, nderkohe projektet per shkurtim pagash jo 10% por deri 33% po valojne neper zyrat e ministrive…..!?

Lexo edhe :   Meta paralajmëron Ramën: Do t’ia pres duart edhe atij nëse guxon të prekë votat