Pas tërheqjes së forcave të policisë nga ambientet e teatrit, kanë ardhur edhe reagimet edhe artistëve që kanë ditë që protestojnë në mbrojtje të tij.
Regjisori Edmond Budina, u shpreh se protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë aty derisa kjo qeveri të rrëzohet dhe të rikonstruktohet teatri, e jo të shembet. Ai ka falenderuar protestuesit, teksa ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet.
“Politikanët shkojnë e vijnë, qytetarët mbeten. Në duhet ta drejtojmë demokracinë. Këtej e tutje mos na lini vetëm. Prej një viti e gjysmë që jemi natë për natë dhe kemi 5 netë që po e gdhijmë këtu. Ju falenderoj me shpirt që jeni këtu. Ne do të jemi këtu deri në fund, derisa të bjerë kjo qeveri dhe të rikonstruktohet ky teatër. Ne nuk tërhiqemi“, tha Budina.