E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

“Këto lekët e emisionit, kur do i marrim?”, Jul Deda vë në siklet moderatoren

Një mbiemër i rëndësishëm, i njohur, publik, artistik apo me pushtet mbart në vetvete shpesh edhe anët e panjohura. Hera herës familje të njohura apo të famshme mund të kenë raporte të vështira, të ndërlikuara mes tyre, ashtu si jo pak herë prindër të famshëm, personalitete publikë në jetën artistike, politike, por jo vetëm, dinë të jenë udhëzues profesionalë dhe shpirtërorë të fëmijëve të tyre që zgjedhin të ndjekin gjithashtu rrugën e personave publikë, të ndikuar ose jo nga prindërit e tyre.

Për të folur mbi peshën e trashëgimisë së mbiemrit publik, ndikimin e prindërve të njohur në jetën dhe zgjedhjet e tyre, dhe raportin mes tyre, në emisionin “Historia ime” ka qenë një panel mjaft interesant me të ftuar nga fusha të ndryshme. Jul Deda, Elton Deda dhe Ardit Roshi kanë treguar gjatë për raportin me prindërit e tyre të famshëm dhe sa ka ndikuar ky fakt në jetën dhe profesionin e tyre.

Në momentin kur moderatorja Mirela Milori i pyeti nëse ata kanë pasur përfitime nga të qenurit fëmijë e të famshmëve, biseda u kthye mjaft komike. Jul Deda i kërkon publikisht Mirelës lekët e emsionit.

Mirela Milori: Çfarë ke fituar nga mbiemri?

Ardit Roshi: Tendera jo, as lekë, as projekt, përveç një audicioni.

Jul Deda: Në këto ambientet tona, nga mbiemri thellë thellë nuk përfiton shumë gjëra sepse thonë që e ka marrë i biri, tashi ta marrë dhe i ati prap, nuk është aq kollaj.

Elton Deda: Kam përshtypjen që do jetë për stërniprat tanë.

Ardit Roshi: Çfarë këndvështrimi kanë këta të humorit!

Mirela Milori: (Qesh) Po ma bëni emisionin tani që duhet ta mbyllim, ta kishim filluar që këtu sepse tani nuk di si ta mbyll.

Ardit Roshi: Po ti ta kishe nisur emisionin me përfitimet si pyetje.

Jul Deda: Tashi këto lekët e emisionit kur do i marrim?

Ardit Roshi: Me paketën e tretë të ndihmës.

Mirela Milori: Prit një herë, për këtë flasim më vonë, mbas emisionit t’ju sqaroj unë se kur do i merrni dhe si do i merrni./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...