E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Këto janë kategoritë që përfitojnë subvencion për qiranë e banesës

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Këshilli i Ministrave ka vendosur rregulla për ndihmën ekonomike nga buxheti i shtetit për kategori të caktuara familjesh e qytetarësh, të cilët banojnë në banesa që nuk janë pronësi shtetërore (banesa sociale).

Qëllimi i vendimit është përcaktimi i kritereve për dhënien e subvencionimit të qirasë të banesave, nëpërmjet buxhetit të shtetit, për individët/familjet, që gëzojnë përparësi në përfitimin e programit të strehimit social.

Përfituesit
Përparësi në subvencionimin e qirasë, sipas sistemit të pikëzimit, kanë, por pa u kufizuar në to, kategoritë e përcaktuara në nenet 33 dhe 34/3 të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, përfshirë individët, që dalin nga sistemi i përkujdesjes alternative, si më poshtë vijon: Individët me statusin e jetimit; personat me aftësi të kufizuar; të moshuarit; invalidët e punës; familjet e policëve të rënë në detyrë; emigrantët e rikthyer; punëtori emigrant; azilkërkuesit; familjet e komunitetit rom; familjet e komunitetit egjiptian; viktimat e dhunës në familje; viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit; prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë; individët, që i përkasin komunitetit LGBTI; të miturit, 14-18 vjeç, dhe të rinjtë, 18-21 vjeç, në konflikt me ligjin; vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara; familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas Aktit Normativ me Fuqinë e Ligjit nr.3, datë 1.3.2012.

Radha
Radha e përparësisë së këtyre kategorive përcaktohet në përputhje me sistemin e pikëzimit, që miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Pesha e pikëve varet nga përqindja që zë secila kategori ndaj totalit, bazuar në numrin e përgjithshëm të aplikimeve të këtyre kategorive.

Ministria përgjegjëse për strehimin përcakton kategoritë që gëzojnë përparësi për përfitimin e subvencionimit të qirasë, kur financon ose bashkëfinancon nga buxheti i shtetit. Përparësitë përcaktohen çdo vit, bazuar në prioritetet e programeve qeveritare.

Përfitimi
Masa e subvencionimit të qirasë për çdo individ/familje llogaritet si diferenca ndërmjet qirasë reale, që paguan familja, dhe aftësisë së individit/familjes për të përballuar pagimin e qirasë, e cila llogaritet për 12 muajt e fundit. Qiraja reale nuk mund të jetë më e lartë se qiraja mesatare.

Masa e subvencionimit të qirasë është: e plotë, për të gjithë vlerën e qirasë të përcaktuar për familjet pa të ardhura; e pjesshme dhe në raport të zhdrejtë me të ardhurat mesatare të individit/familjes. Kur subvencioni i qirasë është i pjesshëm, shihet mundësia e uljes së tij pas tre muajve, në varësi të të ardhurave që mund të vijnë nga punësimi apo burime të tjera të ligjshme për individët/familjet që përfitojnë prej tyre.

Nuk përfitojnë asgjë familjet me të ardhura mujore mesatare që shpenzojnë më pak se 25% të të ardhurave mujore për pagesën e qirasë. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...