E mërkurë, 16 Qershor, 2021
21.5 C
Tirana

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat. Ndërkohë që shkencëtarët tashmë kanë zbuluar më shumë rreth këtij virusi misterioz, është bërë gjithnjë e më e qartë se simptoma të caktuara sjellin telashe për trajektoren e sëmundjes së dikujt.

Një studim i fundit, që ka ende nevojë për verifikime të mëtejshme, zbuloi se dy simptoma serioze të Covid-19, mund të tregojnë një mundësi më të madhe për shtrimin në spital të atyre që kanë një sëmundje më të gjatë nga Covid.

Ekspertët përdorën një aplikacion për të mbledhur të dhëna mbi 4.100 pacientë me Covid, dhe zbuluan se afro 13 për qind e pjesëmarrësve përjetuan “Covid-in e gjatë”, një formë e sëmundjes që zgjat të paktën 28 ​​ditë. 1 në 20 pacientë ishin të sëmurë për më shumë se 8 javë, 1 në 50 për më shumë se 12 javë.

Midis rasteve me të zgjatura, pacientët që përjetuan 5 ose më shumë simptoma gjatë javës së parë, kishin më shumë të ngjarë të përjetonin një sëmundje më të gjatë se të tjerët. Por edhe brenda grupit me Covid të gjatë, dy simptoma u dalluan si parashikuese të hershme të ndërlikimeve, të cilat përfundimisht i çuan pacientët në spital.

“Tek individët me simptoma të gjata në kohë, ethet e vazhdueshme dhe mungesa e oreksit ishin parashikuese të forta të shtrimit të afërt në spital”- shpjegon studimi. Kjo do të thotë që në mesin e grupeve që vuajtën gjatë koronavirusit, njerëzit me këto dy simptoma serioze të COVID ishin ndër më të goditurit.

Lodhje

Studimi zbuloi se ata që përjetojnë lodhje të vazhdueshme, kishin më shumë mundësi se të tjerët që të përjetonin një rast të Covid-it të zgjatur në kohë. Në fakt, 97 për qind e pacientëve të tillë, e raportuan këtë simptomë të veçantë, dhe shumë njerëz raportuan se kjo ishte simptoma e tyre e vetme.

Lexo edhe :   Studimi: 25% e pacientëve me Covid, përjetojnë simptoma afatgjata të sëmundjes

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës ishin simptoma e dytë më e zakonshme në mesin e pacientëve me Covid-19 gjatë këtij studimi. Studiuesit zbuluan se mbi 91 për qind e pacientëve me simptoma të zgjatura në kohë nga koronavirusi raportuan dhimbje koke, ndërsa vetëm 13 për qind e popullatës së përgjithshme të prekur nga Covid-19, raporton zakonisht këtë simptomë të veçantë.

Frymëmarrje e rënduar

Lexo edhe :   Lajm i keq nga Italia, shtyhen kufizimet deri më 30 korrik

Simptomat e frymëmarrjes, përfshirë frymëmarrjen e mundimshme, mund të tregojnë se jeni i prirur të vuani për një kohë të gjatë nga koronavirusi. Studiuesit zbuluan se kjo simptomë prek në mënyrë disproporcionale pacientët me Covid të zgjatur në kohë, dhe se kjo gjithashtu mund të tregojë një rast më serioz.

Nivele të ulëta të oksigjenit në gjak

Ndërsa nuk është zakonisht i pranishëm herët në rastet të tilla, pasja e oksigjenit të ulët në gjak, është një shenjë e sigurt se keni të bëni me një rast më të vështirë me Covid-19 sesa mesatarja. Ndërsa shumë njerëz supozojnë se nivelet e ulëta të oksigjenit, shkojnë dorë për dore me frymëmarrjen e rënduar, studimet kanë treguar se në disa raste oksigjeni mund të bjerë në nivele seriozisht të ulëta, ndërsa simptomat e tjera mbeten të lehta. Kontrollimi i niveleve tuaja të oksigjenit me një oksimetër në shtëpi, mund t’ju ndihmojë të vlerësoni nivelet e rrezikut.

Burimi i lajmit: https://bestlifeonline.com/serious-covid-symptoms/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PD mbledh Kryesinë në 18 qershor, ja çfarë do të diskutohet

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë në datë 18 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Mbledhja është parashikuar që...

Avokati zapton pronën në Ksamil dhe kërkon legalizim me dokumente false

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga Ksamili për një sipërfaqe toke që pretendohet se është përvetësuar pa të drejtë. Sipas denoncimit,...

Kontrollet e RENEA-s/ Hoxha zbulon zonat e “nxehta” në Vlorë dhe Shkodër

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur meaksionet e RENEA-s në dy ditët e fundit në vend, ku ka ushtruar kontrolle...

Denoncimi Fiks Fare/ 1200 euro kalimi në Kapshticë në mënyrë të paligjshme

Bashkimi Europian hap më në fund dyert për turistët shqiptarë, të mbyllura prej më shumë se 1 viti. Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të...

Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë. Në dreq do të shkojmë

Nga: Mentor Kikia Në Shkodër, dyndje e madhe në sallën e teatrit “Migjeni”. Nuk po shiten biletat e ndonjë shfaqeje të ”madhe”. As ka ardhur...