E enjte, 3 Dhjetor, 2020
8 C
Tirana

“Këtë verë të pres në Vlorë”/ Leli prezanton spotin publicitar: Gati për sezonin turistik

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka prezantuar mbrëmjen e kaluar spotin publicitar për turizmin në qytetin bregdetar.

Prezantimi u bë në një ambient të hapur me pjesëmarrjen e disa prej përfaqësuesve të biznesit. Leli u shpreh se Vlora ka pafund personazhe, ka pafund shefa kuzhine, ka pafund miq të mirë të turizmit, përfaqësues të shkëlqyer të hoteleve që dinë të bëjnë punë, që dinë të servirin vlera dhe mbi të gjitha të na bëjnë krenarë për qytetin ku jetojmë.

“Zgjohesh në mëngjes nën tingujt e valëve të detit”, Për të gjithë ne që trishtimi na ka dhënë kurajë për të shpresuar”, “Për bukurinë që na kujton çdo ditë kush jemi”, “Për historitë e konservuara në shpirtin e Labërisë”, “Për të gjithë ne që jemi ndalur por ende lëvizim”. Këto janë disa nga mesazhet që të ftojnë të eksplorosh Vlorën dhe ta shijosh verën aty këtë vit. Në Vlorën që ndërthuret aq bukur mes klasikes dhe tradicionales dhe të josh për ta shkelur e përqafuar.

“Fari, udhërrëfyesi i detarëve le të jetë këtë herë udhërrëfyesi i të gjithë shqiptarëve për të zgjedhur Vlorën, si destinacionin turistik të kësaj vere. Ju presim në Vlorë. Le ta fitojmë këtë betejë së bashku”, thuhet në spotin e publikuar.

Mesazhi i plotë:

Fillimi i majit për hapjen e sezonit turistik ka qenë gjithmonë një festë e madhe dhe edhe për këtë vit bashkë me zyrën e turizmit, me të gjithë përfaqësuesit e biznesit dhe turizmit të cilët dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë promovimit të qytetit ne i filluam përgatitjet që në janar, më herët se çdo vit tjetër dhe në shkurt u kurorëzua me një aktivitet të rëndësishëm në Leçe ku bashkia e Vlorës bashkë me përfaqësuesit e turizmit, me mediat e qytetit shkuam për të promovuar vlerat turistike të Vlorës dhe sigurisht që ishte një sipërmarrje jo nga ato të kollajtat por që pati një sukses të madh, u ndoq nga shumë njerëz dhe pati interesin që prisnim dhe donim për bizneset e turizmit në territorin e bashkisë së Vlorës dhe për kuriozitetin për të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Me zyrën e turizmit kishim vendosur që këtë vit të bënim rreth 10 ditë aktivitete dhe do t’i kurorëzonim me aktivitetin e datës 9, ku bashkë me ambasadorin Soreca në vizitën që ai bëri në bashkinë e Vlorës para pak kohësh kishim vendosur që të festonim ditën e Evropës. Të gjitha në fakt nuk ndodhën. Siç kemi përjetuar së bashku në këta 2 muaj, situata me të cilën është përballur njerëzimi, ku ne kemi qenë pjesë e kësaj përballjeje i ka vënë njerëzit përballë sfidave të çuditshme, përballë organizimit të jetës në mënyrë tërësisht tjetër ku kjo gjë nuk mund të linte pa prekur dhe atë që është krenaria e qytetit, industrinë e turizmit.

Më vjen mirë që stafi është kujdesur që të mos ftojë shumë njerëz. Më duket se zyra e turizmit ka 1-2 persona, ndërkohë që iu ka lënë vend bizneseve duke respektuar grumbullimin me pak njerëz, brenda 15-20 personave, kështu që unë dua t’ju falënderoj shumë që zgjodhët që ta ndajmë këtë mbrëmje së bashku dhe të fillojmë që nga sot përgatitjet për një sezon turistik të suksesshëm aq sa kushtet do të na lejojnë të kemi një të tillë. Bashkë me të gjithë miqtë e tjerë të Vlorës, turizmit punuam së bashku për disa ditë për të përgatitur një spot publicitar për të promovuar Vlorën. Sigurisht, çdokush nga ju do mund të ishte aty sepse çdo kush nga ju meriton shumë por atë përzgjedhje që kishin bërë grupi i organizimit të këtij spoti publicitar ishte që të zgjidhnim personazhe pikante të qytetit dhe të transmetonim një imazh të Vlorës, ashtu siç Vlora meriton. Një mikesha ime më shkroi dje, Bujari tek videoja fantastik. Është personazh. I thashë kur një nga miqtë e mi e takoi për herë të parë Bujarin në restorant më tha ky duket nga ato personazhet e shkëputur nga librat francezë. Dhe vërtetë Vlora ka pafund personazhe, ka pafund shefa kuzhine, ka pafund miq të mirë të turizmit, përfaqësues të shkëlqyer të hoteleve që dinë të bëjnë punë, që dinë të servirin vlera dhe mbi të gjitha të na bëjnë krenarë për qytetin ku jetojmë dhe për çdo gjë tjetër që ne duam t’iu tregojmë të tjerëve dhe t’i bëjmë ata që të vijnë të vizitojnë Vlorën.

Nuk e di pse kam një shpresë që rritja e temperaturave që do të fillojë nga java tjetër do të fillojë dhe do të ulë virulencën e COVID-19 për të na dhënë mundësi të gjithëve që të bëjmë turizëm sepse ekonomia e turizmit është më e rëndësishmja ekonomi e territorit. Për Vlorën sigurisht është ajo që mban flamurin në atë që ne duam të kemi për ekonominë e qytetit por kushtet do të na detyrojnë të vendosim ca rregulla, të përshtatemi me vështirësitë që kemi dhe në fund fare t’ia dalim dhe të fitojmë dhe në këtë betejë të përbashkët. Jam i bindur që të gjithë bashkë, siç treguam në këto ditë të vështira karantinimi ia dolëm të jemi qytetarë të denjë të qytetit tonë, ia dolëm që të respektojmë kushtet që na u vendosën për t’u sjellë në mënyrë korrekte por kemi një sfidë tjetër përpara, të vazhdojmë të respektojmë njeri-tjetrin, të vazhdojmë të respektojmë masat e marra në mënyrë që sezoni turistik të ketë sukses dhe suksesin mund ta bëjmë të gjithë së bashku.

Dua t’ju uroj të gjithëve suksese në këtë sezon që presim me kaq padurim, sukses në ekonomitë tuaja familjare, në bizneset tuaja gjithashtu dhe në çdo gjë tjetër që ne duam të kemi së bashku. Më në fund dhe më të mirë gjë që duhet të ndjekim është të ruajmë integritetin e investimeve të realizuara në qytet dhe duke u përpjekur që t’i promovojmë ato sa më shumë dhe t’i bëjmë të suksesshme të kujdesimi për jetët e njeri-tjetrit sepse kjo është shumë e rëndësishme dhe unë jam i bindur që të gjithë së bashku do t’ia dalim të bëhemi fitues në një sfidë të tillë. Uroj që sezoni të ketë fillesat e veta sa më shpejt. Problemet tuaja janë specifike, të vështira, unë jam në krahun tuaj, në mbështetjen tuaj maksimale për të gjetur më të mirën që ekonomia turistike të zhvillojë qytetin. Nga ekonomia turistike nuk fitoni vetëm ju por dhe qyteti.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions/ PSG hakmerret ndaj Junajtid, zbaviten Juventus dhe Barcelona

Kanë përfunduar 6 sfidat e parafundit të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara mbrëmjen e sotme, ku u regjistruan në total plot 19 gola. PSG ka...

Koronavirusi/ Gjermania do t’i zgjasë masat parandaluese deri në 10 janar

Qeveria në Gjermani ka marrë vendim që bllokimi të zgjasë deri në 10 janar. Sipas mediave të huaja, kancelarja Angela Merkel bëri të ditur vendimin...

‘E shoh veten në Kuvend’/ Pano Soko: S’dua të jem në pushtet, por në opozitë

Kandidati i “Nismës Thurje” Pano Soko ka deklaruar se nuk e kërkon pushtetin, por do që të jetë në opozitë. Në një intervistë për Report...

Denaj: Vitin tjetër do të kemi rritje ekonomike 10.6%. Ekspertja e kundërshton

Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia e Covid-19 shkaktuan një goditje të ekonomisë shqiptare, dhe vuri në pah mos-përgatitjen e duhur të...

Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi

Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë...