E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

“Këtë javë vendoset për Reformën Zgjedhore”, Patozi zbulon cili është “problemi” i Ramës

Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka folur në lidhje me qëndrimin e partisë së tij në raport me partitë kryesore në vend.

I ftuar në studion e Vizion Plus, Patozi tha se në stadin që janë sot, PD është shumë më afër tyre, pasi ajo propozon lista 100% të hapura, ndryshe nga PS.

“Unë mendoj që në stadin që jemi sot, Partia Demokratike është më afër nesh, madje edhe më afër interes të publikut pasi ajo propozon lista 100 përqind të hapura. Kjo gjë sipas nesh është zgjidhja më e mirë. Pasi në këtë mënyrë njerëzit kanë mundësinë të përcaktojnë  renditjen, jo listën se listën përsëri e cakton partia si ofertë. Por njerëzit vendosin se kush është renditja e kandidatëve për deputet.

Ndërkohë që PS thotë që koalicionet prishet, në formën e tyre klasike, por ndërkohë listat bëjmë sikur i kemi hapur por në fakt i mbajmë të mbyllura. Kjo nuk shkon.

Drafti Gjiknuri shitet sikur është e hapur. Lajm i mirë është se ky draft nuk do të qëndrojë, do të ndryshojë. Këto 3-4 ditë do të jenë përcaktuese për të pasur një variant tjetër, jo atë të servirur nga mazhoranca. Mund të jetë një zgjedhje kompromisi. PS kërkon të vendosë e vetme rregullat e lojës. Nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri që një aktor të përcaktojë i vetëm dhe në mënyrë të njëanshme rregullin e lojës”, tha ai.

Sipas tij, problemi i Ramës është fakti që ai ka të gjithë spektrin opozitar kundër tij dhe se i gjithë spektri opozitar është unison sepse kërkon lista të hapura në thelb.

“Rama ka një problem. Ai ka të gjithë spektrin opozitar kundërt tij. I  cili tek e fundit mund të nuanca por tek pjesa e listave është unison.

I pyetur se cila prej partive politike po bën propozime me të pranueshme, Patozi u shpreh se drafti i PD-së është më afër interesit të publikut, pasi kërkon lista 100 për qind të hapura.

“Unë mendoj që në stadin ku jemi sot, PD është më afër nesh. Më afër interesit të publikut, sepse propozon 100 për qind lista të hapura. Është zgjedhja më e mirë. PS thotë se koalicionet prishen në formën e tyre klasike. Ata bëjmë sikur listat janë të hapura, ndërkohë i mbajnë të mbyllura.

Rama ka të gjithë aspektin opozitar kundër. Rama i bie që të bëjë zgjedhje vetëm me veten e tij. Unë besoj që s’ka për të ndodhur. Këtë javë do të ndodhin ndryshime. Puna është se çfarë ndryshimesh do të bëhen. Unë mendoj që kjo javë është përcaktuese nga mënyrë se si do të shkruhet Kodi dhe si do votohet në Parlament.

Nëse listat hapen realisht, me cilindo variant, unë mendoj që kjo është një çarje dige e partitokracisë si regjim shtypës që ka shkaktuar të gjitha krizat politike në Shqipëri. Forcat e reja politike apo aktorët e rinj që duan ndryshimin do të kenë mundësi që të përfaqësohen. Nuk ka parti të vogla e të mëdha, por serioze dhe jo serioze”, tha Patozi.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...