E enjte, 19 Maj, 2022
24.5 C
Tirana

“Këta s’kanë turp”, mjeku rikthehet në detyrë pasi e shkarkuan

Mjeku Petrit Vargu, i shkarkuar nga detyra disa muaj më parë, do të rikthehet së shpejti në detyrë, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit. Ai njofton se drejtoria e QSUT do ta kompensojë financiarisht, e në të njëjtën kohë tregon se sa krenarë ndihet për këtë fitore të drejtësisë.

Mjeku i njohur shprehet me anë të një postimi në rrjetet sociale, se ka fituar betejën ligjore në të gjitha shkallët e gjyqësorit, për atë që e cilëson si një përjashtim të padrejtë nga puna e tij në QSUT. Në të njëjtën kohë, ai kërkon që këto para të mos i merren taksapaguesve, por atyre që morën vendimin për ta shkarkuar nga QSUT-ja.

Postimi i mjekut Petrit Vargu:

Të nderuar miq !

Se shpejti kthehem në punën time, në vendin ku kam studiuar e punuar (QSUT).

Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë, të kthimit tim në punë dhe drejtoria e QSUT do të më kompensojë financiarisht.

Është mirë, që menaxherët e rilindjes t’i paguajnë këto lekë nga xhepi i tyre.

Shteti shqiptar nuk duhet të dëmtohet për arsyen e thjeshtë që rilindas të rastësishëm, vendosen në poste drejtuese.

Rasti i përjashtimit tim nga puna, uroj të mos i ndodhë askujt që ka vendosur të jetojë në vendin e tij.

Një gjë është e qartë që këta nuk kanë as turp dhe as kurajo që të korrigjojnë vetë gabimin.

Për këta turp është të kesh turp.

Krenar për fitoren e thellë, përqafoj të gjithë dashamirësit….

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...