E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

Këta janë avionët që Irani do të përdorë në rastin e një lufte kundër SHBA-së

Pas më shumë se 40 vitesh sanksione dhe embargo armësh, forca ajrore e Iranit është bërë dalëngadalë një muze armësh të vjetra, të blera nga vende të ndryshme. Nëse do të fillonte sot një luftë midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, pilotët amerikanë do ta gjenin veten duke luftuar ndaj pilotëve iranianë në bordin e avionëve të vjetër luftarakë amerikanë, sovjetikë dhe kinezë.

Disa nga këto avionë, si Northrop F-5 Tiger II, i janë nënshtruar ndër vite disa modifikimeve. Por të tjerët mendohet se nuk kanë asnjë vlerë luftarake.

Ndërsa ka pak dyshime se avionët e përparuar amerikanë si F-35 Joint Strike Fighter apo F-22 Raptor, do të kishin një listë të gjatë avantazhesh mbi avionët e vjetër luftëtarakë të Iranit, kjo s’do të thotë që Forcave Ajrore të Republikës Islamike të Iranit, u mungon aftësia për t’i bërë keq kundërshtarit.

Në fakt, disa nga avionët e Iranit kanë disa aftësi, që do të “turpëronin” madje edhe avionët luftarakë amërikane të gjeneratës së pestë. Sigurisht, lufta nuk vendoset vetëm nga ata që kanë në letër arsenalin më të mirë dhe më të madh të armëve.

Pilotët amerikanë, duhet të jenë në çdo rast të kujdesshëm: Disa nga avionët që zotëron sot Irani, janë në fakt më të mirët që SHBA-ja kishte vetë dikur. Ndërsa sot Teherani ka më shumë se një duzinë avionësh luftarakë në shërbim.

Ja cilët janë disa nga avionët, me të cilët mund të përballen pilotët amerikanë në një luftë të mundshme me Iranin.

Kryearma e Iranit: Avionët F-14 Tomcat

Para Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, Shtetet e Bashkuara bashkëpunuan ngushtë me monarkun e vendit. Madje ranë dakord t’i shisnin atij 80 nga avionë luftarakë të një cilësie shumë të mirë, F-14 Tomcat.  Prej tyre u dorëzuan 79 copë. Me një shpejtësi të lartë prej gati 2900 km/h, dhe një rreze luftimi prej 800 km, këta avionë janë më të shpejtë dhe mbajnë më shumë armë, sesa avionët luftarakë të gjeneratës së pestë F-35 që përdor sot SHBA-ja.

Irani pretendon se ka modernizuar dy prej këtyre lloj avionësh F-14 në F-14AM, dhe thotë se 24 prej tyre janë të aftë për misione luftimi, edhe pse kjo duket se nuk ka gjasa të jetë e vërtetë. SHBA-ja është përpjekur shumë, të ndalë Iranin për prodhimin e avionëve të rinj F-14, madje edhe duke shkatërruar platformat e dikurshme. Kjo do të thotë që Irani është detyruar të marrë pjesët këmbimi nga disa avionët, për t’i mbajtur të tjerët funksionalë. Por edhe nëse avionët e tyre F-14-të janë operacionalë, pilotët e tyre kanë thuajse me siguri pak orë fluturimi me to.

Lexo edhe :   Disa shtete amerikane heqin kufizimet nga COVID-i

Krenaria ruse: Avionët Mig-29

Teherani mendohet se zotëron të paktën 30 avionë sovjetikë Mig-29. Këta lloj avionësh, janë blerë nga Rusia. Ndërsa disa u janë marrë pilotëve irakenë, që dezertuan gjatë Luftës Gjirit Persik në vitin 1991. Me një shpejtësi marramendëse prej 2800 km/h, këta lloj avionësh janë gjithashtu më të shpejtë sesa avionët që përdor aktualisht SHBA-ja.

Edhe pse si F-14, ashtu edhe Mig-29, do ta humbisnin garën përballë avionit amerikan modern F-15. Me shtatë pika për vendosjen e raketave ajër-ajër, avionët sovjetikë u ndërtuan enkas, për t’u përballur me avionët luftëtarakë amerikane të gjeneratës së katërt (si F-15 apo edhe F-16). Raportohet se Irani i ka riparuar këto platforma, për të mbështetur lëshimin e raketave “Nasr-1” kundër anijeve armike. Ato përbëjnë një shqetësim të veçantë për Marinën e SHBA-së në rrugët ujore, sikurse është Ngushtica e Hormuzit.

Lexo edhe :   Komandanti i Gardës në SHBA: Trupat u dërguan me 3 orë vonesë në Kapitol

Avioni luftarak iranian: Northrop F-5 Tiger II

Gushtin e vitit 2019, presidenti iranian Hasan Ruhani, u ul në kabinën e atij që ai e cilësoi si avionin e ri luftarak të vendit “të ndërtuar në shtëpi”, dhe që i përket gjeneratës së katërt. Në fakt, ky avion nuk ishte as i ri, dhe as i ndërtuar në Iran.

Ruhani pozonte brenda një avioni Northrop F-5F, të cilin Irani e kishte blerë nga Shtetet e Bashkuara më shumë se 40 vjet më parë. Gjithsesi supozohet se këta avionë i janë nënshtruar shumë modifikimeve me kalimin e viteve, ku shumica e ndërhyrjeve janë bërë në pjesën e tyre të brendshme.

Avioni luftarak HESA Saeqeh, është ndërtuar realisht në Iran, po bazohet mbi modelin e avionëve F-5. Mendohet se Irani ka një flotë prej 60 avionësh F-5, që janë operativë. Me një shpejtësi maksimale prej 1975 km/h, dhe me 7 vende për ngarkimin e raketave, dhe me një manovrim më të madh, këta avionë edhe pse të vjetër, janë ende të aftë t’i shkaktojnë problem kundërshtarit.

Avionët e braktisur nga Iraku: Su-22 Fitter

Kur avionët luftarakë amerikanë F-15 iu drejtuan hapësirës ajrore të Irakut, për të nisur Luftën e Gjirit Persik në vitin 1991, më shumë se 40 avionë luftarakë irakianë Su-22, u ngritën në qiell. Pilotët amerikanë rrëzuan 2 prej tyre, por pjesa tjetër arriti të largohej në hapësirën ajrore iraniane.

Disa u përplasën përtokë, disa zbritën butë, por shumë pak mbetën funksionalë. Pas gati 30 vjetësh pasi avionët tashmë të vjetëruar mbërritën në Iran, besohet se vetëm 20 prej këtyre janë sot funksionalë. Ata paraqesin shumë pak kërcënim për avionët luftarakë amerikanë, por me shumë mundësi do të përdoreshin për të mbështetur forcat tokësore iraniane.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...