E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Këshilltari i qeverisë britanike: Jemi në kohë për një karantinë kombëtare

Kërkuesit ndahen në dy grupe sesi duhet të veprohet, ndërsa mbarë bota po vuan pasojat e koronavirusit. Shumë shtete kanë gjetur një alternativë të ndërmjetme, duke vendosur një fashë orari por jo një izolim të plotë. Pasi kjo do të sillte pasoja jo vetëm të shëndetit mendor, por edhe atë ekonomike. Izolimi i parë dha efektet e drejtëpërdrejta në ekonomi, duke shkaktuar edhe shumë shkurtime vende pune.

Këshilltari i qeverisë britanike për menaxhimin e pandemisë, Jeremy Farrar, është i mendimit se karantina kombëtare do të ishte më e efektshme. Ai përsëriti edhe një herë se mënyra më e mirë për të reduktuar transmetimin e virusit, është karantina kombëtare.

Farrar shtoi se ndërsa qeveria duhej të kishte vepruar që në shtator, është ende në kohë që të veprojë në mënyrë efektive. Komentet e tij, Jeremy i bëri për Sky News, ndërsa shtoi se gjëja më e keqe që mund të bëhet është që të pritet deri në nëntor për të vepruar. Ai nuk ka dhënë sinjale aspak shpresëdhënëse për daljen e vaksinave tani. Anëtari i grupit këshillimor shkencor të qeverisë, tha se vaksinat mund të fillojnë të bëhen të disponueshme në tremujorin e parë të 2021.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...